Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdojnë grindjet rreth votës së të shpërngulurve në Turqi edhe pas zgjedhjeve

Foto: BGNES

Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari që prej një jave hyrën në histori dhe tashmë zhvillohen diskutime rreth formimit të qeverisë së re. Ndërsa mosmarrëveshjet rreth votës së të shpërngulurve bullgarë në Turqi vazhdojnë. Bashkimi DOST (Demokratë për përgjegjësi, liri, tolerancë) i cili u shkëput nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri dhe nuk arriti të hyjë në parlament tha, se do të hapë një proces kundër Bullgarisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sepse me bllokadat në pikat kufitare me Turqinë formacionet nacionaliste iu penguan mijëra të shpërngulurve bullgarë në shtetin fqinj të ushtrojnë të drejtën e votimit në Bullgari. Qeveria nuk mohoi tezën, se në kufirin kishte protesta, por nuk pranoi, se kishte bllokada faktike. Kryeministri Ognjan Gerxhikov mbrojti kërkesën, që zgjedhësit vet të plotësojnë deklaratat për votim duke kujtuar, se çdo votues patjetër duhet të di gjuhën zyrtare në Bullgari. Kësaj teze lideri i DOST-it Ljutvi Mestan iu përgjigj, se Komisioni Qendror Zgjedhor bëri krim, duke vendosur një cens arsimor për shkrim dhe akuzoi kryeministrin në obskurantizëm. Me kërkesë të bashkimit “Rrjeti protestë”, jo të DOST-it, prokuroria filloi një kontrollim paraprak të tre kandidatë deputetëve për shkak të protestave në kufi para zgjedhjeve. Pësuan njoftime kontradiktore, se qindra të shpërngulur nga rajoni i qytetit Kërxhali u mashtruan, se udhëtimi i tyre deri në Bullgari për zgjedhjet do të jetë falas. Një sajt vendor dhe disa të përditshme shkruan, se kur mësuan, se duhet të paguajnë biletat për kthim në Bursa, Izmir dhe Stamboll, ata akuzuan bashkimin DOST, se ka dhënë premtime të rreme. DOST-i mohon se i pagoi shpenzimet e transportit të të shpërngulurve, por një firmë transportuese shpalli me shkrim, se “procedurat për udhëtimin falas tashmë përfunduan”. Prokuroria nuk ka filluar një kontrollim të këtij kazusi, tani për tani, dhe nuk dihet a do të vendosë të bëjë. Mirëpo te opinioni shoqëror mbetet ndjenja e bezdisshme, se transport falas kishte, dhe ja përse kishte edhe manipulim ose blerje të votave në dobi të një partie. Të gjithë këtij pështjellimi iu shtua lajmi, se Shoqata për Kulturë dhe Bashkëpunim të Turqve Bullgarë “Bulltjurk” në Stamboll ka ndërmend të insistojë para pushtetarëve në Turqi të kërkojnë përgjegjësi nga bashkimi DOST për shkak të mossuksesit  në zgjedhjet në Bullgari. Sipas kryetarit të shoqatës, “me deklaratat, se kanë ndikim në Bullgari dhe se patjetër do të hyjnë në parlamentin bullgar, nga DOST-i gënjyen një sërë politikanësh dhe institucionesh turke të cilët në mënyrë direkte ose indirekte i përkrahën”. Grindje rreth votës së të shpërngulurve në Turqi kishte edhe para kësaj. Mirëpo, kësaj here ata shkaktuan tension jo vetëm midis forcave politike, por edhe midis dy shteteve, ndërkaq në kushtet e situatës delikate paraelektorale në Bullgari dhe të tensionit rreth referendumit në Turqi. Në opinionin shoqëror bullgar po formohet bindja, se është e domosdoshme që në mënyrë më precize të rregullohet me ligj vota e bullgarëve jashtë kufijve, sepse problemet e sotme nesër mund të multiplikohen edhe në shtete të tjera.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Muzeut Harry Trupan (në mes)

Ngjarjet me adresë ballkanike

Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë  Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...

botuar më 25-02-01 9.30.PD

Presidenti është i mendimit se rruga drejt paqes në Ukrainë do të jetë një proces i vështirë

Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..

botuar më 25-01-31 9.19.PD
 Foto: Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut

Organizata e emigrantëve alarmon BE-në për procesin kundër bullgarëve në Manastir

Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..

botuar më 25-01-29 1.18.MD