Pranvera erdhi – e shumëpritur, e ngrohtë dhe e freskët. Natyra u zgjua dhe gjithnjë e më shpesh mendojmë për shëtitje në parqe apo jashtë qyteteve në ditët e pushimit. Rrëzat e diellit e dëbuan dimrin, kurse lulet e çelura të pranverës na kujtojnë për stinën më të bukur dhe më shumëngjyrëshe të vitit.
Festat e pranverës janë shumë, një prej tyre quhet Cvetnica (Dita e Luleve ose E Diela e Dafinave). Festojnë të gjithë njerëzit me emra të luleve, festojnë edhe ata, të cilët merren me studimin dhe rritjen e bimëve. Cvetnica është dita, në të cilën Kopshti Botanik i kryeqytetit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave pret më shumë mysafirë. Ai ndodhet në rrëzat e malit Vitosha dhe ofron shëtitje midis bimëve ekzotike dhe tradicionale për shtetin tonë. Sivjet dimri ishte i gjatë dhe i ftohtë, mirëpo falë kujdeseve të përditshme të specialistëve në kopshtin botanik nuk është humbur asnjë bimë.
Jashtë serrave atje mund të shihen aguliçe të çelura, manushaqe të vogla dhe lulet e boshtrave – shkurreve, që u bënë simbol i pranverës në Sofje. Sipas traditës në Ditën e Luleve (Cvetnica) vizitat në Kopshtin Botanik janë falas.
“Tani jemi përqendruar krejtësisht mbi bukurinë e bimëve që lulëzojnë – tha AntoanetaPetrova, e cila tashmë shumë vite është drejtoresha e Kopshtit Botanik. – Sipas meje kjo është një nga ditët më të këndshme në kopshtin tonë. Vijnë njerëz, të cilët në të vërtetë i duan lulet. Të gjithët janë të buzëqeshur dhe të lumtur. Pas ditëve të pushimit të Pashkëve vjen Dita e Tokës dhe në javën 22 -29 prill fillojnë takimet tona pranverore – zhvillojmë konsultime për rritjen dhe mbjelljen e bimëve në kushte shtëpiake. Për shkak të veçorive të klimës sonë me një verë shumë të thatë, në të cilën bimët nuk mund të lulëzojnë, bullgarët preferojnë lulet e pranverës për kopshtet dhe shtëpitë e tyre. Për këtë arsye zakonisht në oborret e shtëpive mund të shihen aguliçe, tulipanë, narcisë, zymbyle. Këto lule janë më të preferuarat nga populli ynë. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë bullgarë, që jetojnë në qytete, zgjedhin për shtëpitë e tyre orkide. Zakonisht koleksionistët më të zjarrtë përdorin internet për të kërkuar informacion për rritjen e tyre. Një grup tjetër të luleve të preferuara në qytetet bullgare janë ato të llojit Palergonium, sepse rriten lehtësisht. Më shumë kujdese kërkojnë manushaqet shtëpiake. Variantet natyrore të kësaj luleje në Bullgari janë dy dhe shpesh takohen në malet dhe në pyjet tona.”
Bozhuret e kuqe, zambakët e ujit dhe luleborat janë lule të njohura në trojet tona që nga Lashtësia. Bukuria e tyre nderohet në këngët popullore, për to ka shumë legjenda dhe përralla. “Në një mënyrë e admirojnë bozhurin në Kinën e Lashtë, në një tjetër – në Greqi. Për Bullgarët bozhuri është një lule hyjnore” – tha Antoaneta Petrova. Ajo kujtoi se sot bozhuri është simbol i muajit maj, kur shënojmë festën e shkrimit sllav. Drejtoresha e Kopshtit Botanik shtoi:
Një nga ndryshimet e këndshme në Sofje kohët e fundit është mbjellja e shumë luleve në qytet. “Gjithnjë e më shpesh shikojmë parqe dhe lulishte të mirëmbajtura mirë” – mendon Antoaneta Petrova. Sipas saj kështu qyteti ynë duket më shumë si një kryeqytet evropian. Mirëpo me siguri Sofja ka nevojë për një kopsht botanik më të bukur dhe më të pasur:
“Nga njëra anë është e dukshme se në Sofje ka më shumë lule dhe bashkia kujdeset më mirë për parqet. Nga ana tjetër, për fat të keq, hapësirat e gjelbra bëhen më të vogla, ndërtimi zgjerohet. Ka lagje, ku sipërfaqet e gjelbra u zvogëluan disa herë gjatë 20 vjetëve të fundit.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Kopshti Botanik i Sofjes, BGNES dhe arkiv
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..