Tre muaj pas marrjes së pushtetit qeveria e tretë e Kryeministrit Bojko Borisov publikoi programin e vet të udhëheqjes deri në fund të mandatit katërvjeçar. Që gjatë ditëve të para të kabinetit të koalicionit mes GERB-it dhe partive nacionaliste, opozita i kritikonte ashpër pushtetarët, se nuk kanë program veprimi në politikë, ekonomi, fushën e sociale, në mbroje dhe siguri etj. Mirëpo, deri në ditën e 100 që nga fillimi i udhëheqjes kabineti arriti të miratojë dhe të publikojë një program të tillë.
Dokumenti prej 128 faqesh kërkon një analizë të hollësishme, por madje shikimi i shkurtër na jep një përfytyrim të mirë për qëllimet dhe hapat, të cilat sipas qeveritarëve janë të rëndësishme për vendin. Në qoftë se i lëmë mënjanë kapitujt kushtuar marrëdhënieve me BE-në dhe me botën, ekologjinë, mbrojtjen dhe sigurinë, kulturën dhe shëndetësinë, arsimin dhe drejtësinë, të cilat vetvetiu meritojnë analiza të veçanta, mund të themi se theksat kryesorë në programin e udhëheqjes janë vënë tek masat dhe detyrat në sferën sociale dhe ekonominë, të cilave u janë kushtuar 8 prej të gjithë 21 kapitujve, mbi të cilët tashmë punohet “çdo ditë”, siç kërkon Kryeministri Borisov.
Stabiliteti financiar, deficiti buxhetor zero dhe rritja e qëndrueshme ekonomike, e shoqëruar me përmirësimin e gjendjes materiale të popullsisë, është lajtmotivi dhe kuptimi i masave të parashikuara. Në fakt nuk ka gjë të re dhe një politikë e tillë në vend është zhvilluar me një sukses të ndryshueshëm nga të gjitha tri qeveritë e Bojko Borisovit. Një kureshtje të konsiderueshëm shkaktoi vëmendja e kushtuar tregut të kapitaleve dhe gjendjes së tij embrionale, gjë që e vonon zhvillimin ekonomik. Një risi tjetër e rëndësishme është seria e masave për pakësimin e presionit administrativ dhe burokratik mbi biznes, presion ky që qeveria ka në plan të kufizojë me sigurimin e më shumë shërbimeve elektronike nga ana e administratave publike. Duhet shënuar gjithashtu në këtë kontekst se ka kushte edhe për derregullim, gjë që gjithashtu supozohet se do të jetë në dobi të biznesit. Në këtë drejtim janë edhe përpjekjet e autoriteteve për lehtësimin e jetës dhe stimulimin e biznesit të vogël dhe të mesëm. Kalimi i Bankës Shtetërore Bullgare të Zhvillimit nga Ministria e Financave pranë Ministrisë së Ekonomisë gjithashtu e ripohon këtë, sepse ideja është që ajo të punojë pikërisht për zhvillimin e biznesit të vogël dhe familjar.
Ulja dramatike e investimeve të drejtpërdrejta të huaja, që po vëzhgohet tani, gjithashtu është në qendër të vëmendjes së kabinetit. Ai përpiqet t’i stimulojë firmat e huaja dhe ato bullgare me disa preferenca dhe me rritjen e konkurrueshmërisë së firmave në Bullgari. Kjo do ta stimulojë eksportin dhe konsumin e brendshëm, të cilat pritet që të jenë motorët kryesorë të rritjes ekonomike prej mbi 3 për qind në vit deri në vitin 2021.
Programi i udhëheqjes i qeverisë i kushton një vëmendje të veçantë energjetikës. Aktualisht në këtë sektor po vëzhgohen zhvillime shumë të rëndësishme dhe personalisht Kryeministri ka plane dhe ambicie shumë të mëdha në këtë drejtim. Bëhet fjalë para se gjithashtu për gazin natyror, i cili gradualisht t’i zëvendësojë qymyret në centralet termike dhe ta pakësojë ndotjen e mjedisit, jo pa presionin e Brukselit. Përveç kësaj gjithnjë e më i domosdoshëm është diversifikimi i furnizimeve të gazit dhe kufizimi i varësisë së vendit nga Rusia, kështu qe vendi të bëhet qendër e gazit në Evropën Juglindore. Është i pranishëm edhe problemi i energjetikës bërthamore. Këtu madje bëhet fjalë për realizimin e projektit të ngrirë nga Parlamenti për centralin e dytë atomik në Belene, në bregun e lumit Danub. Turizmi gjithashtu është trajtuar në një pjesë të veçantë të programit dhe kjo ndoshta i detyrohet faktit se ai siguron rreth 15 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Gjëja kryesore këtu është shndërrimi Bullgarisë si një destinim turistik gjatë tërë vitit i një klase më të lartë dhe reklamimi i vendit si destinim turistik me një trashëgimi të jashtëzakonshme turistiko-kulturore. Në fund të fundit kuptimi i të gjitha këtyre masave dhe qëllimeve gjatë vitit 2021 është që bullgarët të jenë më të pasur, më të shëndetshëm, më të arsimuar, ose thënë më konkretisht – paga minimale e punës të rritet deri në 330 euro, kurse ajo mesatare – deri në 760 euro. Lë për të dëshiruar, por duke pasur parasysh faktin se tani ajo është përkatësisht 236 dhe 520 euro, qëllimi meriton përshëndetje dhe urime për sukses.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..