Turqia po blen armë nga Rusia
Turqia ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e raketave zenit S-400 nga Rusia me vlerë 2.5 mlrd dollarë. Presidenti Rexhep Erdogan e ripohoi këtë, duke deklaruar se tashmë është realizuar pagimi i parë i furnizimit. Vëzhguesit komentojnë se marrëveshja shkakton shqetësime ndër aleatët e Turqisë në NATO. Para disa muajsh Pentagoni paralajmëroi se një hap i tillë mund ta vështirësojë bashkëpunimin mes forcave të armatosura të Turqisë dhe vendeve të tjera të NATO-s. Marrëveshja ndodhi në një moment të marrëdhënieve të tensionuara mes Aleancës dhe Rusisë, kurse javën e kaluar sekretari i saj i saj i përgjithshëm Jens Stoltenberg deklaroi se aktualisht bota është më paparashikueshme, sesa kurrë deri tani në karrierën e tij 30 vjeçare.
Parlamenti i Shqipërisë zgjodhi qeverinë e re të vendit
Parlamenti i Shqipërisë zgjodhi qeverinë e re me në krye Kryeministrin e deritanishëm Edi Rama nga Partia Socialiste. Kryeministri premtoi pakësimin e borxhit të shtetit, rritje ekonomike prej 5 për qind në fund të vitit të tretë, hapjen e 220 000 vendeve të reja të punës dhe pakësimin e varfërisë. Ai u angazhua gjithashtu me vazhdimin e reformave në drejtësi, luftimin e krimit të organizuar dhe me realizimin e projekteve infrastrukturore.
Vuçiç parashikoi një dialog të ashpër të brendshëm për Kosovën
Gjatë muajit tetor do të fillojë një etapë e re e dialogut të brendshëm për Kosovën, bëri të ditur Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke njoftuar se si President e ka përkrahur vendimin e Listës Serbe në Kosovë për t’u bërë pjesë e qeverisë së re në Prishtinë. Presidenti është i mendimit se deri tani Serbia nuk ka pasur politikë ndaj Kosovës dhe parashikon se dialogu i brendshëm për të do të jetë i ashpër, por tolerant dhe serioz dhe do të zhvillohet në nivelin e Parlamentit, institucioneve të tjera dhe të forumeve të ndryshme. Kreu i Shtetit siguroi se Kryeministrja Ana Bërnabiç e ka përkrahjen e tij të plotë.
Është duke u përgatitur një projekt për një terminal bullgaro-serb të gazit
Greqia i propozoi Serbisë për t’u përfshirë në ndërtim dhe të bëhet pronare e një pjese të terminalit të ardhshëm për gazin natyror në portin grek Aleksandrupolis. Athina propozoi që Beogradi të zotërojë 20 për qind prej objektit, sa do të dispononin kompania greke për transportimin e gazit DEPA dhe Holdingu Energjetik Bullgar. Pjesët e tjera do t’u dorëzohen kompanive private. Nga terminali në fjalë gazsjellësi do të vazhdojë deri në portin grek Komotini, kurse pas kësaj deri në qytetin bullgar Stara Zagora, nga ku do të vazhdojë deri në Dimitrovgrad dhe eventualisht deri në Nish.
Sipas Sllovenisë tashmë ka ardhur koha që Maqedonia të hyjë në NATO
Në një takim me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në Shkup Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë Milan Bërglez i përshëndeti ndryshimet pozitive, të cilat ndodhin kohët e fundit në Maqedoni dhe në marrëdhëniet e saj me shtetet fqinje. Bërglez premtoi që Sllovenia ta ndihmojë integrimin euroatlantik të Maqedonisë dhe shprehu qëndrimin se ka ardhur koha që ajo të bëhet anëtare e NATO-s.
Autoritetet rumune zhvilluan një operacion shpëtimtar, që të ndihmojnë një anije peshkimi me 150 migrantë në bord
Autoritetet rumune zhvilluan një operacion shpëtimtar, që ta ndihmojnë një anije peshkimi me 150 migrantë në bord. Gjatë natës me të gdhirë e mërkura roja e bregut dhe forcat ushtarako-detare zhvilluan një operacion shpëtimtar për të ndihmuar një anije peshkimi, e cila ka kërkuar ndihmë. Anija ndodhej rreth 60 km larg bregut. Sipas informacionit paraprak migrantët janë shtetas të Irakut dhe Iranit. Sipas të dhënave të policisë kufitare numri i provave për depërtimin ilegal në Rumani, të kryera që nga fillimi i vitit, tashmë është me 80 për qind më i madh sesa ai gjatë vitit të kaluar.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me..