Mbase një pjesë e madhe nga fansat e rokut bullgar mbajnë mend këngë si “Marshimi”, “Toka e të verbërve”, “Delja e zezë” dhe shumë këngë të tjera të njohura të grupit “Ahat”. Shkaku që gjatë muajit nëntor përsëri t’i rikujtojmë , është turneu kombëtar i “dinozaurëve” të rokut, me të cilin ata shënojnë 30 vjetorin nga krijimi i bandës. Ja qytetet e koncerteve: më 10 nëntor në qytetin Bllagoevgrad, më 11 nëntor në qytetin Plovdiv, më 13 nëntor në Burgas, më 14 nëntor në Varna, më 16 nëntor në qytetin Ruse dhe më 17 nëntor në qytetin Veliko Tërnovo. Aty njerëzit do ta kenë kënaqësinë të dëgjojnë dhe të shikojnë këngëtarët e dashur, të cilët prej viteve kanë ndërkryer veprimtarinë e tyre të zhvillimit të koncerteve. Turneu kombëtar muzikor është përkrahur nga Joe Lynn Turner, i njohur mirë nga grupet “Rainbow” dhe “Deep Purple”. Ai do të interpretojë me muzikantët tanë këngët e veta më të njohura. Fansat e grupit “Ahat” do të mund të shijojnë si këngët e vjetra të dashura, ashtu dhe këngët e reja, prej autori të kënduara deri tani .
Ky do të jetë turneu ynë i fundit kombëtar–tregon Zvezdi Keremedçiev, frontman i grupit “Ahat”. Secili prej nesh ka angazhimet e veta personale dhe nuk takohemi shpesh në skenë. Por vendosëm të shënojmë këtë ngjarje për shkak të fansave tanë, sepse ata e meritojnë. Për ne është e rëndësishme të përkulemi bashkë për herë të fundit përpara njerëzve, të cilët ruajtën në zemër të vet muzikën tonë. Sivjet është një shkak i shkëlqyer të mund të mbyllim një faqe të denjë në historinë e rokut bullgar.
Nëse me të vërtetë ky do të jetë turneu i fundit, vetëm koha mund të na tregojë. Gjatë vitit 2018 muzikantët nga grupi “Ahat” kanë dëshirë të zhvillojnë një koncert të madh në Sofje, i cili do të fillojë me ekzekutime të orkestrës simfonike, pas kësaj do të prezantohen muzikantë-miq të bandës dhe në fund vetë grupi “Ahat”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas..