A do të ketë një central të dytë atomik në Bullgari? Kjo është një pyetje, për të cilën akoma s’ka një përgjigje të qartë dhe këtë përgjigje e kërkojmë tashmë 30 vjet. Shkencëtarët nga Akademia Bullgare e Shkencave e dhanë mendimin e tyre në bazë të analizave të thelluara – diçka që pritej me interes të madh edhe nga ekspertët në sferën e energjetikës, edhe nga politikanët. Sepse çështja nuk është vetëm ekonomike dhe teknologjike, por gjatë viteve të fundit u bë edhe politike – posaçërisht pas moratoriumit të votuar nga Kuvendi në vitin 2012 mbi ndërtimin e Centralit në qytetin Belene (përsëri në bregun e lumit Danub). Dhe akoma më shumë u politizua problemi, kur u bë e qartë se tashmë është harxhuar një milion euro për këtë projekt, i cili aktualisht nuk zhvillohet, punimet në kantierin e tij janë lënë, ajo që është ndërtuar po shkatërrohet dhe përveç kësaj shteti paguan shuma “të çmendura” për magazinimin dhe mirëmbajtjen e dy reaktorëve, të prodhuar dhe të furnizuar nga firma ruse, me të cilët shteti akoma nuk di se çfarë të bëjë.
Që nga fillimi i “sagës” së Centralit Atomik “Belene” pyetja kryesore është a kemi nevojë për të. Aq më shumë se tashmë kemi një central të tillë tjetër, po ashtu në bregun e Danubit. Gjatë kohës së komunizmit, kur industria bullgare ishte një nga industritë që konsumonin më shumë energji elektrike, përgjigja dukej e qartë. Mirëpo që atëherë deri tani ka rrjedhur shumë ujë në Danub dhe shumë gjëra u ndryshuan tërësisht. Ekonomia kombëtare pasoi transformime radikale dhe nga gjigantet e mëparshme industriale nuk mbeti asgjë. D.m.th. në shtet tashmë nuk ka konsumatorë aq të mëdhenj të korrentit. Uzinat e reja, të cilat i zëvendësuan industritë e vjetra, nuk harxhojnë aq shumë energji, familjet optimizojnë konsumin e tyre për shkak të çmimit të korrentit, që është vazhdimisht në rritje. Aktualisht Bullgaria prodhon më shumë energji sesa ka nevojë dhe prandaj eksporton në shtetet fqinje, ku ka deficit. Është e vërtetë se e ardhmja e termocentraleve ekzistuese është e paqartë, sepse kërkesat ekologjike bëhen gjithnjë e më të ashpra dhe në se tri termocentralet nuk punojnë sipas tyre, do të pasojnë sanksione të stërmëdha. Nga ana tjetër, në se ato i plotësojnë të gjitha kriteret, në një moment korrenti i prodhuar prej tyre mund të bëhet aq i shtrenjtë se konsumatorët nuk do të mund të paguajnë për të. Afati i punimit të centralit të parë bullgar për energji atomike është duke u skaduar, pavarësisht se një nga dy reaktorët e tij mori leje për zgjatjen e punës me akoma 10 vjet. Me fjalë të tjera – tani Bullgaria prodhon më shumë energji sesa ka nevojë, por në të ardhmen e afërt rreziku që shteti të mbetet pa burime të besueshme të korrentit është plotësisht real. Dhe ndërtimi i një centrali bërthamor nuk është një projekt që zbatohet për një apo dy vjet. Për realizimin e tij do të ketë nevojë të paktën pesë vjet. Pikërisht atëherë pesimistët prognozojnë se do të kemi nevojë për më shumë korrent.
Këto janë faktet, me të cilat disponojnë specialistët dhe institucionet shtetërore. Tani le t’i dëgjojmë fjalët e shkencëtarëve. Sipas tyre një investim jo më i madh se 10,5 miliardë euro, po të sigurohet një raport mes kapitalit të vet dhe atij të tërhequr nga jashtë 30:70% dhe interes nën 4,5%, është i arsyetuar. Akoma më mirë do të jetë, në se shteti merr pjesë në të. Mirëpo tani për tani qeveria ngul këmbë se nuk dëshiron të marrë pjesë, as në formën e garancive shtetërore, as nëpërmjet investimit të mjeteve publike. Domethënë duhet kërkuar një investitor të jashtëm për 70% e përmendura. Tashmë u bëmë dëshmitarë të disa përpjekjeve të dështuara për sigurimin e partnerit strategjik. Diskutimet politike arritën deri te Kina, por tani për tani nuk ka rezultat të kënaqshëm. Dhe më e keqja është se nuk bëhet asgjë, paralajmërojnë nga Akademia Bullgare e Shkencave. Aq më shumë se në regjionin e Bullgarisë prognozat janë për mungesë të energjisë baze prej rreth 2000 MW.
Ekonomistët dhe specialistët e energjetikës tashmë thanë fjalën e tyre. Është radha e politikanëve. Vetë Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova nënvizoi se raporti i Akademisë Bullgare të Shkencave duhet të shqyrtohet në Kuvend dhe kjo duhet të bëhet shpejtë, por pa ngutje. Ndoshta debatet politike do të tregojnë akoma një herë se çfarë do qoftë që të flasim, më në fund paratë janë vendimtare. Dhe mjete financiare për ndërtimin e një centrali të dytë shtetëror nuk ka. Por ka asete, të cilat mund të përdoren dhe vlera e tyre ashtë afër atyre 30 përqindjeve, për të cilat flasin analizatorët nga Akademia e Shkencave. Kështu sipas shkencëtarëve projekti për Centralin Atomik “Belene” mund të marrë dritë jeshile.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..