Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria doli nga “lista e zezë” e BE-së dhe po pret rritjen e PBB-së

БНР Новини
Foto: arkiv

Javën e kaluar Bullgaria ishte nxjerrë nga “lista e zezë” e BE-së e shteteve me zhbalancime të mëdha ekonomike, kurse Banka Kombëtare shpalli të dhënat paraprake për rritjen e  Produktit të Brendshëm Bruto gjatë vitit të kaluar. U pohuan prognozat paraprake të Ministrisë së Financave për rritjen e PBB-së gjatë vitit 2017, i cili sipas llogaritjeve të Bankës Popullore Bullgare ka arritur 4%, pavarësisht nga ulja e vogël deri më 3.6%, e regjistruar nga Instituti Kombëtar i Statistikave gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Këtu duhet përmendur se paraprakisht qeveria pritej një rritje prej 3.9% - 4%, derisa Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian prognozonin 3.8%.

Bullgaria ishte përfshirë në listën e BE-së të shteteve me zhbalancime të mëdha makroekonomike para 3 vitesh, në kohën e krizës financiare, të shkaktuar nga falimentimi i bankës së katërt për nga madhësia në shtet – Bankës Korporatave Tregtare. Tani po ndodhemi në një grup me Francën dhe Portugalinë. Ekspertët e Komisionit Evropian mendojnë se Bullgaria ka arritur t’i kapërcejë zhbalancimet në sektorin e mbikëqyrjes bankare dhe jo bankare; ka marrë masa për menaxhimin e rrezikut në sektorin bankar; ka përmirësim në gjendjen e tregut të punës. Dhe natyrisht duhet të bëhet akoma më që të mund shteti ynë të hyjë në “listën e bardhë” të shteteve me treguese ekonomike të shkëlqyeshme, pa zhbalancime ekonomike. Mbeten të papërfunduara reformat në sektorin financiar, në tregun e punës, detyrimet e pashlyera të firmave private ndaj njëra-tjetrës, në legjislacionin për falimentimet, arsimin e kështu me radhë. Por duhet thënë se puna e kryer brenda tri vitesh nuk është pak. Ky është një argument suplementar në duart e Sofjes, e cila ka ndër mend të aplikojë në mesin e këtij viti për anëtarësi në Eurozonë.

Në sfondin e këtyre tendencave pozitive vijnë dhe prognozat për rritjen ekonomike gjatë këtij viti. Ekspertët janë të mendimit se në 2018-ën do të arrijmë kulmin e ciklit ekonomik në shtet dhe Produkti i Brendshëm Bruto do të shënojë 4% rritje. Banka Kombëtare tregon një optimizëm akoma më të madh, duke prognozuar 4.2%. Natyrisht jo gjithçka është në rregull dhe këtu duhet të përmendim në vend të parë konvergjencën – d.m.th. arritjen e standardeve të jetesës në pjesën më të zhvilluar të Evropës. Përparimi ynë në këtë fushë është tepër i ngadaltë dhe hendeku akoma është i madh – 6 500 euro është PBB-ja për frymë të popullsisë në Bullgari, 28 000 është ai mesatar në Evropë dhe 100 000 euro është ai në Luksemburg! Këtu mund të përmendim gjithashtu zhvillimin e pabarabartë regjional në Sofje dhe në disa qytete të mëdha, nga njëra anë, dhe regjionet më të varfra në BE, nga ana tjetër.

Ekspertët e Komisionit Evropian mendojnë se rezultatet e arritura ekonomike të shtetit, që nuk janë të këqija, janë një bazë e mirë për kapërcimin e ngadaltë të prapambetjes dhe për zhvillimin e reformave më të thelluara në sektorin financiar dhe në politikën e punësimit, të cilët akoma ndodhen në gjendje të pakënaqshme. Sferat kryesore, në të cilat pritet përparim, janë gjithashtu arsimi, shëndetësia dhe implementimi i një mekanizmi transparent për përcaktimin e pagës minimale. Në këto fusha pritjet janë pozitive në sfondin e qëndrueshmërisë financiare të shtetit gjatë disa viteve të fundit. Prandaj ndoshta do të jetë mirë po t’i marrim parasysh këshillat e  shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristin Lagard (Christine Lagarde), e cila thotë se “Kur dielli shkëlqen, duhet ta përdoresh rastin dhe ta ndreqësh çatinë”, sepse në të vërtetë është më e lehtë që të zgjidhen problemet kur kushtet janë më të favorshme. Pikërisht i tillë është rasti me zhbalancimet, që mbeten në ekonominë tonë, dhe me gjendjen e mirë aktuale të ekonomisë sonë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD