1 169 000 janë pensionistët në Bullgari dhe 1 227 000 prej tyre, domethënë më shumë se gjysma, do të marrin bonusin simbolik prej 20 mijë eurosh, sepse pensionet e tyre janë më të ulëta nga pragu i varfërisë prej 160 mijë eurosh në muaj. Në shikim të parë shuma nuk është shumë e madhe dha ka pak të ngjarë të ndikojë pozitivisht mbi buxhetin mujor të pensionistit. Mirëpo, nga ana tjetër, kjo flet se njerëzit e vjetër në vend nuk janë të braktisur dhe të harruar dhe se shteti vërtetë zhvillon një politikë sociale.
Në shumë vende të zhvilluara mendohet se pensionistët janë njerëz të privilegjuar, sepse nuk punojnë, por marrin një pension të mirë. Madje ka shtete, ku pensioni tejkalon pagën e marrë para kësaj. Thënë me fjalë të tjera, kudo në botën e zhvilluar pensionistët jetojnë mirë nga pikëpamja materiale dhe ata konsiderohen si një fakt i rëndësishëm në të ashtuquajturën “ekonomi e argjendtë”.
Të dhënat e Eurostatit shënojnë se për një orë pune në Bullgari merren mesatarisht 5.1 euro, derisa niveli mesatar në Bashkimin Evropian është 25.4 euro. Sa u përket të ardhurave të pensionistëve gremina është shumë e madhe, madje kozmike. Në Bullgari pensioni më i ulët është 100 euro, kurse më i larti sipas ligjit nuk mund të tejkalojë 460 euro. Në Greqinë fqinje, e cila ka vështirësi të mëdha ekonomike dhe duhet të kthejë borxhe kolosale, madje pensioni minimal është më i lartë nga pensioni më i madh në Bullgari. Derisa në Evropë një pension prej 1300 eurosh është një shumë normale, në Bullgari pensioni mesatar është rreth 170 euro.
Mirëpo, problemi i pensioneve të ulëta e ka edhe anën tjetër. Bëhet fjalë për burimet e financimit të këtij pensioni. Si pothuaj kudo në botë, edhe në Bullgari ato duhet të paguhen nga fondet e pensionit. Në fakt është kështu. Fondi më i madh i pensioneve në vend është Instituti Kombëtar i Sigurimeve. Ai i grumbullon taksat e pensionit të punonjësve, ai i paguan pensionet. Ka dhe akoma një shtyllë të dytë të sigurimit të pensioneve. Ajo është e detyrueshme për ata të lindur pas vitit 1960 dhe akoma nuk ka filluar t’i paguajë pensionet. Shtylla e tretë është sipas dëshirës së punonjësve dhe këtu nuk ka kufizime. Mirëpo, tani për tani të gjithë njerëzit e plakur shpresojnë tek Instituti Kombëtar i Sigurimeve, por resurset financiare të këtij instituti janë tepër të kufizuara. Taksat e pensionit janë të tilla se nuk ka para për pensione më të mëdha dhe ky është shkaku kryesor që gjysma e pensioneve të financohen drejtpërsëdrejti nga buxheti shtetëror. Ky është edhe shkaku që pikërisht qeveria dhe jo Instituti Kombëtar i Sigurimeve të marrë vendimin për bonuset e Pashkëve për njerëzit e vjetër – 25 mln eurot për këto bonuse modeste do të sigurohen nga thesari i shtetit.
Kriza demografike, që e përjeton tani vendi, e vështirëson spulmentarisht situatën. Është e vërtetë se vdekshmëria në Bullgari është më e lartë në krahasim me atë të vendeve të tjera të BE-së. Mirëpo, është e vërtetë gjithashtu se përqindja e të plakurve vazhdimisht po rritet, sepse po ulet nataliteti, kurse shumë njerëz të moshës së punës emigrojnë, që ta nxjerrin bukën e gojës jashtë. Kjo e vështirëson sistemin e pensionit , sepse ai është krijuar sipas parimit të solidaritetit. Në të njëjtën kohë gjithnjë e më pak njerëz paguajnë taksa pensioni për vitet, kur nuk do të shkojnë në punë. Me këtë rast Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov përpiqet të na qetësojë me fjalët se sistemi i pensionit në vend do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2037-2024, duke premtuar krahas kësaj aktualizim të pensioneve për të gjithë më 1 korrik të këtij viti me përmasë 3.8 për qind.
Sa për bonusin prej 20 eurosh me rastin e Pashkëve Ortodokse më 8 prill, në të vërtetë ato nuk janë shumë. Por megjithatë janë një shenjë e mirë se kujdesi për pleqtë nga ana e autoriteteve nuk është fshirë nga rendi i ditës i qeverisë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..