Javor Nedellçev i cili është nga qyteti Silistra, më shumë se 20 vjet merret me turizëm, punon si menaxher-ekspert i ekonomisë (housekeeping menager) në një kompleks të madh hotelesh në qytetin Varna, por kjo nuk e pengon të jetë një bletar i mirë me një biznes të suksesshëm:
"Turizmi dhe bletaria janë gjërat, të cilat mundohem t’i gërshetoj gjatë viteve të fundit, në të cilat jam në Bullgari – tregon Javor Nedellçev dhe shton – Merrem me turizëm mbi 20 vjet. 16-17 prej tyre i kam kaluar në degën detare, lundrim me pasagjerë, kurse gjatë 4 vjetëve të fundit - në lundrimin lumor nëpër lumenjtë e mëdhenj evropian - Sena dhe Rona në Francë dhe nëpër Danub.
Mbi 10 vjet merrem me bletari dhe kjo është një nga gjërat, për shkak të të cilave u ktheva në Bullgari. Rritja e bletëve filloi tek unë si një hobi dhe pas kësaj u zgjerua në një biznes. Jam duke rritur rreth 200 familje bletësh. Zgjoi im më i madh gjendet në fshatin Ovçaga, në afërsi me qytetin Provadia. Merrem me bletari mobile në rajone, në të cilat mundem të prodhoj akoma 2-3 lloj mjaltë. Kryesish prodhoj mjaltë prej akacie, prej bliri, dhe mjaltë të përzier, i cili përmban bli, luledielli, gjemb gomari, i cili është me një bollëk të madh këtu në rajonin tim. Prodhoj dhe produkte të tjera prej mjalti si pluhur mjalti, propolis e të tjera."
Sipas Javor Nedellçevit ka pika të shumta të përafërta midis turizmit dhe rritjes së bletëve. "Që të dyja gjërat kërkojnë një organizim shumë të mirë edhe të punës edhe të kohës. Do të thosha se turizmi më ka mësuar që veprimtaritë të jenë të renditura, të kryhen në bazë të një mënyre të caktuar. Në bletari deri në një shkallë të madhe po kështu mbështetem tek dijet për biznesin dhe e zgjeroj përvojën time përmes kontakteve me kolegë, letërsisë, internetit, duke provuar teknologji të reja. Arrij me të vërtetë rezultate mjaft të mira."
Gjatë viteve të fundit rritja e bletëve po has vështirësi të shumta, ja përse komisari për bujqësinë dhe zhvillimin e rajoneve fshatare Phill Hogan këmbëngul që buxheti për rritjen e bletëve në politikën e ardhshme të përgjithshme bujqësore të rritet nga 36 në 62 milionë euro.
"Çdonjëri është ndeshur me vështirësi në rritjen e bletëve gjatë krijimit të një ferme bletësh, e cila kërkon investime të shumta. Në fillim një pjesë e madhe prej tyre njeriu duhet t’i bëjë vetë, që të mund të ketë sukses dhe të kandidojë për subvencione, pavarësisht nëse do të jenë nga fondet evropiane ose nga Fondi Shtetëror Bujqësi, tregon Javor Nedellçev. Pazari është mjaft i vështirë dhe supozon që prodhuesi të propozojë mjaltin identik prej rajonit të vet. Siç thash, në rajonin tim ka mjaft gjemb gomari dhe ai përmbahet në pothuajse të gjitha llojet e mjaltit të cilat i prodhoj. Në të njëjtën kohë ka masa të shumta në kuadrin e programeve evropiane – “Fermer i Ri”. “Masa 6.3” është një nga masat të cilat unë e kam fituar gjatë viteve të fundit, dhe të cilat i ndihmojnë rritësit e bletëve."
Gjithmonë themi se, mjalti bullgar është i veçantë. A ripohohet ky pohim nga vërejtjet e Javor Nedellçevit:
"Gjatë viteve, në të cilat kam bërë udhëtime rreth botës me anijet, nuk ka vend, në të cilin të kem qenë dhe të mos të jem interesuar se çfarë mjalti prodhohet dhe nëse propozohet mjaltë bullgar. Bullgaria është në vendin e tretë për nga larmia e bimëve dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të bimëve dhe të vajrave eterikë. Mjalti ynë përmban të gjithë larminë e bimëve në vetvete dhe blerja e tij në Evropë është e lidhur me rolin e tij të një përmirësuesi, me qenë se aty propozohet më tepër mjaltë monokulturor. Kryesisht eksportojmë për në Gjermani. Unë mundem ta shes prodhimin tim dhe në Bullgari."
Në pragun midis stinës dimërore dhe verore turistike si e vlerësoni perspektivën përpara turizmit bullgar?
Pas të gjitha gjërave që kam parë, do të thosha me guxim se Bullgaria mbetet për mua vendi më i bukur! Ne kemi një natyrë unikale, dalje në det, vendpushime të mjaftueshme dhe të mira dimërore, një larmi tepër të madhe të ujërave minerale – mbi 520 burime në vend. Në bazë të debitit të ujit mineral Bullgaria është në vend të dytë pas Islandës – rreth 5000 litra në sekondë. Nuk duhet të harrojmë dhe pozicionin shumë të mirë gjeografik në Evropë. E gjithë kjo supozon një turizëm shumë të mirë. Nga pikëpamja ime duhet të punojmë shumë, që të mund të arrijmë rezultatet, të cilat i kam parë gjatë stazhit tim në kompanitë në të cilat kam qenë. E gjithë kjo mund të bëhet me tërheqjen e kuadrove me më shumë përvojë, të cilët me të vërtetë të kontribuojnë me dijet e veta në fushën e turizmit. Nga ana tjetër çdo një hotelier duhet të ndajë kohë dhe mjete që njerëzit e rinj, të cilët duan të merren me këtë të mund të marrin një arsim adekuat.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..