Mbrëmë vonë u njoftua, se ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva ka urdhëruar që ambasadori i Turqisë në Bullgari Hasan Ulusoy të thirret në Ministrinë e Jashtme në lidhje me deklaratën e ministrit të jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, se Ankaraja ka ndërhyrë në hartimin e ndryshimeve në Ligjin për Fetë në Bullgari. Zonja Zaharieva tashmë e kishte diskutuar problemin në telefon me homologun e tij turk, ndërsa qendra e shtypit e ministrisë shpalli, se “Bullgaria nuk mund të pranojë ndërhyrje të ndonjë shteti të huaj në procesin legjislativ dhe një ndërhyrje e tillë nuk është lejuar”.
Pësoi një kërkesë nga partia VMRO, e cila bën pjesë në pushtet, që parlamenti të dëgjojë mbi temën shpjegimet e ministres Zaharieva. Përsa i përket kazusit në fjalë mund të thuhet se tek ne ka jo vetëm një ndjeshmëri të lartë politike, por edhe shoqërore. Dhe një dëshmi elokuente për këtë janë titujt në shtyp si për shembull “Bullgaria ndryshon ligjin fetar me kërkesë të Turqisë” (gazeta “Sega”) dhe “Një ministër turk deklaroi, se ka arritur sukses që Bullgaria të mos ndalojë paratë nga Ankaraja për myslimanët” (gazeta “24 orë”).
Duhet të theksohet se vetëm Kryemyftiu i Bullgarisë mirëpriti amendamentet ligjore. Në sajë të tyre jo vetëm që shtyhen detyrimet e fesë myslimane ndaj shtetit bullgar për dhjetë vite përpara, por krijohet mundësi që përveç një subvencionimi shtetëror të marrin financim edhe nga jashtë.
Tensioni lindi ditë të numëruara para zgjedhjeve vendore në Turqi dhe në momentin e një situate të tensionuar paraelektorale edhe në Bullgari rreth zgjedhjes së ardhshme të deputetëve për Parlamentin Evropian. Prapë në një situatë paraelektorale, para dy vitesh muajin mars 2017, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari dhe të referendumit në Turqi, Sofja thirri për konsultime ambasadoren e vet në Turqi Nadezhda Nejnski për deklarata të ministrit turk në përkrahje të një partie të caktuar bullgare, deklarata këto të cilat u pranuan si ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Po atë ditë një kryetar bashkie në Turqinë Jugperëndimore u bëri apel të shpërngulurve bullgarë aty që më 26 mars të votojnë ashtu që turqit në Bullgari të bëhen më të fuqishëm, ndërsa gjuha e tyre - zyrtare. Atëherë vëzhguesit politikë komentuan, se “arroganca e përforcuar e personave zyrtarë dhe jo zyrtarë turq kundër sovranitetit të Bullgarisë” u bë shkak për një sërë kundërmasash të institucioneve bullgare.
Një tension provokoi edhe një vizitë jozyrtare e zëvendës kryeministrit turk Bekir Bozdak gjatë gushtit të vitit 2013, për të cilën Ministria e Jashtme Bullgare u lajmërua vetëm nga Ambasada e Turqisë në Bullgari. Atëherë zëvendës kryeministri tha, se “monumentet arkitekturore të mbetura në Bullgari nga koha osmane janë në gjendje të mjerë dhe Ankaraja do të kërkojë mundësi që të kujdeset për to”. Lidhur me këtë ministri i kulturës Petër Stojanoviç tha, se problemi me pronën e vakëfeve është zgjidhur midis Mbretërisë së Bullgarisë dhe Perandorisë Osmane që në vitin 1909 dhe me këtë akt gjërat janë të rregulluara. Shpeshtësia me të cilën episodet e tensionit midis Sofjes dhe Ankarasë lindin nuk është e dendur, por ashpërsia dhe ndjeshmëria e lartë shoqërore ndaj tyre u jap atyre një forcë, e cila mund të provokojë shqetësime në marrëdhëniet e mira dypalëshe. Episodi i fundit akoma po zhvillohet dhe pritet që pasojat reale prej tij të gjykohen së shpejti .
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..