Turqia mirëmban marrëdhënie shumë të afërta me Bullgarinë. Turqit bullgarë kontribuojnë suplementarisht për marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve tona fqinje, miqësore dhe aleate, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Ankara Hami Aksoy. Vendet kujdesen për mosndërhyrje në punët e tyre të brendshme. Por pas bisedimit dypalësh mes ministrave të jashtëm për ndryshimet në Ligjin bullgar për bashkësitë fetare, fjalët e Ministrit Mevlüt Çavuşoğlu janë kuptuar gabimisht dhe janë shtrembëruar në mediat bullgare. Në këtë mënyrë disa rrethe keqdashëse përpiqen ta prishin miqësinë turko-bullgare, tha zëdhënësi turk. Ju rikujtojmë se Kryeministri bullgar Bojko Borisov kërkoi falje nga Ankaraja, por nuk e mori, për shkak të një deklarate të bërë në një miting paraelektoral nga Ministri turk Çavuşoğlu, se nën presionin e Ankarasë janë bërë ndryshime në Ligjin bullgar për bashkësitë fetare.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..