Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori i SHBA-së në Bullgari tha se ka dy mundësi për hyrjen e Bullgarisë në programin për heqjen e vizave

Eric Rubin
Foto: BGNES

Për të hyrë Bullgaria në programin për heqjen e vizave ka dy mundësi. E para të ulet përqindja e refuzimeve, tha ambasadori i SHBA-së në Bullgari Eric Rubin. Sipas tij kuota maksimale e refuzimeve është 3 për qind, përderisa Bullgaria është me 13 për qind refuzime. Ai theksoi se aktualisht 100 për qind e vizave të miratuara janë studentore, janë të lidhura me programet për shkëmbim, ose janë viza  pune. Mundësia tjetër për heqjen e vizave është që Kongresi i SHBA-së të ndryshojë ligjin, gjë që sipas Eric Rubin nuk mund të bëhet. Ambasadori shtoi se puna mbi këtë çështje do të vazhdojë, sepse ajo është ndër prioritetet e Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është përgatitur vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..

botuar më 24-11-26 6.23.MD

Gjykata pranoi për shqyrtim kërkesat për anulimin e zgjedhjeve parlamentare

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..

botuar më 24-11-26 5.37.MD

Në Aeroportin e Sofjes hapën parkingje të reja me mundësi të karikimit të makinave elektrike

Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..

botuar më 24-11-26 3.51.MD