Në një ceremoni të posaçme në kinemanë “Ljumier” /më 14 prill/ u dhanë dekoratat nga programi i konkursit të Master of Art’2019. Seleksionimi paraprak për festivalin është bërë mes më shumë se 400 filmave dokumentarë, kushtuar arteve, kurse në konkurs morën pjesë mbi 50 veta. Dekoratat janë përgjithësisht 19 - në kategoritë bazë tematike, si dhe disa të posaçme.
Dekoratën e Madhe Мaster of Аrt AURUBIS AWARD për film më të mirë në festival e mori “Alfabeti i Grijnauej”/2017/. Regjisore është Saskija Bodeke nga Holanda, bashkëshorte e regjisorit të madh Pitër Grijnauej. Portreti filmues i këtij krijuesi i pazakontë është i krijuar përmes “alfabetit”, të cilin ai e krijon me ndihmën e vajzës së vet Zoe, në mundimin dhe synimin e tij t’ia tregojë, t’ia sqarojë personalitetin e vet. Ky është një alfabet, i cili mbledh në një të tërë jetën e tij artistike dhe personale.
Çmimin e fondacionit “Amerika për Bullgarinë” për film më të mirë bullgar e mori “Monolog në antrakt” /2018/ i regjisorit Petër Vëllçev, i cili ka fotografuar një tregim personel të primabalerinës Vesa Tonova për profesionin dhe për “efektet e tij anësore” mbi jetën jashtë dhe pas skenës.
Në kategorinë “Arkitekturë dhe dizajn” zgjedhja e jurisë është “Mis va nder Roe-Pavijoni Barcelonë në dy pjesë” (2018), me regji të Pep Martin dhe Havi Kampres nga Spanja.
Mes filmave në kategorinë “Muzikë dhe vallëzim” çmimin e fiton “Dimitris Papajoanu: Pas murit” (2019) i regjisores greke Nefeli Sarri.
Dekoratën për një film më të mirë në kategorinë “Video art dhe Art reklamë” shkoi tek Xhuliano Dolo - për “E mençura” nga Gjermania. Xhuliano është gjysmë bullgarë, kurse filmi i cili zgjat 5 minuta prezanton pamje të shkëlqyera dhe tradita nga Bullgaria.
Siç nënvizuan që të gjithë përfaqësuesit e organizatorëve dhe të jurisë ndërkombëtare, konkurrenca në të gjitha kategoritë ka qenë shumë e fortë, kurse niveli i krijimeve - jashtëzakonisht i lartë. Ja dhe përshtypjet e Katharina Jeschke, sekretare e përgjithshme e një organizate joqeveritare, të krijuar nën egjidën e UNESKOS, anëtare e jurisë sivjet:
"Unë jam nga IMZ-International Music+Media Centre, bazuar në Austri. Përpara 3 vjetëve qesh e ftuar në Bullgari, që të mund të njihem me festivalin, me Najo Ticin (drejtor artistik i Master of Art), me qenë se përfaqësoj një rrjet prej kompanive, të cilat e përkrahin muzikën dhe artet skenike përmes medieve. Është gjë e shkëlqyer se festivali tregon pikërisht krijime dhe punime të kinemasë, kushtuar arteve të ndryshme. Për herë të parë jam në juri dhe jam shumë e lumtur se ka kaq shumë filma me një cilësi më të lartë. Festivali jep një mundësi shumë të mirë të shikohen shembuj nga krahinat e ndryshme artistike. Najo bën me të vërtetë një seleksionim të shkëlqyer, bën përshtypje dhe larmia e kategorive. Puna e jurisë qe shumë e vështirë, patëm diskutime të gjata, çdo një mbante për argumentet e veta gjatë përcaktimit të fituesve, me qenë se filmat me të vërtetë janë shumë të mirë. Jam e lumtur dhe nga fakti se publiku i festivalit po shtohet. Pata mundësinë të marrë pjesë në këtë ngjarje të shkëlqyer jo vetëm si anëtare e jurisë. Kontribuova për zhvillimin e një klase të mjeshtërisë në Akademinë Kombëtare për Arte Teatrale dhe Kinematografike. Tema qe “Arti të bësh filma dokumentarë për art dhe muzikë”. Me studentët u takuan regjisorët Xhon Bridkët nga Britania e Madhe dhe Bruno Monsenxhon nga Franca, si dhe producenti Pitër Maniura nga Britania e Madhe. Erdhën shumë njerëz të rinj të cilët drejtuan pyetje shumë interesante. Ata me të vërtetë donin të mësonin më shumë për këtë materie. Kurse krijuesit e njohur të cilët i përmenda më lart, ndanin bujarisht përvojën e vet."
Le të rikujtojmë, se festivali filloi më 4 prill dhe vazhdon deri më 25 prill në Sofje, Plovdiv dhe Varna, kurse banuesit dhe miqtë e këtyre qyteteve ende mund të shikojnë një pjesë të konsiderueshme nga filmat në program.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: masterofartfilmfestival.com
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..