Vezët janë një simbol i festës së ndritshme të Pashkës. Teknologjitë e dikurshme tradicionale të lyerjes së vezëve po rilindin, paraqiten dhe të reja, kurse duart e shkathtë të mjeshtreve bullgare krijojnë në mënyrë të palodhur, duke i kthyer vezët në krijime të artit. Në punën e tyre ato përdorin materiale nga më të ndryshmet natyrale.
Vezë Pashke me imazhet e shenjtorëve punon Mira Petkova. Baza është një shtresë prej qeramike, mbi të cilën me vëmendje shumë të madhe vendosen materialet e tjera. Në punën e saj ajo përdor bojë akrilike, varak, terakota e cila thahet shumë shpejt. Thotë se, teknikat nuk janë të vështira dhe të ndërlikuara, por ka nevojë për kohë për tharjen e materialeve, shumë e rëndësishme është dhe zgjedhja e pikturës së përshtatshme. Një kohë më të madhe kërkojnë ornamentet prej reliefi, të cilat nënvizojnë imazhin e shenjtorit.
"Nga pikëpamja fetare po të besosh tek Zoti, mund të krijosh këto gjëra. Një ateist nuk e di nëse mundet t’i bëjë – thotë Mira Petkova dhe nënvizon: Këto nuk janë ikona, por po të dëshirojnë, njerëzit mund t’i bekojë në kishë. Më sjell një kënaqësi të madhe t’i punoj. Çdo një vezë është tepër e veçantë për shkak të detajeve të ndryshme."
Syth pas sythi lindin vezët e bukura të Pashkës të Ljubomira Zarkovës.
“Vezët e qëndisura janë një theks i bukur në zbukurimet me rastin e Pashkës dhe një peshqesh i përshtatshëm për njerëzit të cilët i duam shumë” – thotë Ljubomira Zarkova. Më shpesh krijoj motive klasike për Pashkën - vezë, degë shelgu, zogj, pata, lepuj, lule, kurse kohët e fundit dhe bëj qëndisje të cilat i marr nga motivet e gjysheve tona."
Vezët e punuara me këtë teknikë, përbëjnë një qëndisje dore, të vendosur mbi një bazë prej stiropori. Motivi i bukur vendoset nga ana e përparme, kurse nga mbrapa vendoset një copë prej stofi për shembull me lule, pas së cilës veza zbukurohet me shirita, me fjongo, lule dhe flutura. Sipas fjalëve të Ljubomirës, më i vështirë është formimi i vezës dhe shtrirja e copës së qëndisur kështu që të mos ketë rrudha, që të duket mirë.
Cvetisllava Llozanova është dekoruese dhe me kalimin e kohës ka përvetësuar mjaftë teknika të ndryshme të cilat i zhvillon dhe i përshtat njëra me tjetrën. Si rezultat paraqiten vezë, të cilat mahnitin me larminë dhe imagjinatën e krijimit.
“Pikturoj kryesisht mbi vezë prej druri, por më tepër më pëlqen lëvozhga natyrale, ku për mua bukuria e saj është në pikturim, sepse atëherë vezët duken më të bukura” – tregon Cvetisllava Llozanova. – Pasi e përgatit bazën, filloj të pikturoj, të modeloj. Përdor vetëm materiale mbi bazë uji, shpesh punoj në mënyrë të improvizuar. Kur filloj të pikturoj mendoj për modelin dhe teknikën, që të mund të bëj atë që e dëshiroj.
Vezën e gatshme Cvetisllava e lyen me llak, që të duket sikur është prej porcelani, me një sipërfaqe të lëmuar dhe me thellësi të imazhit.
Rosica Ruseva përdor një teknikë të vjetër, duke përdorur lesh. Kjo është një mënyrë tradicionale e dekorimit, jo vetëm e vezëve të Pashkës. Shpesh baza është prej stiropori që të jetë më e drejtë forma e vezës, por mund të punohet dhe vetëm me lesh.
"Përdor lesh të prodhuar në Bullgari – shpjegon Rosica Ruseva. Punohet me gjilpëra të posaçme, me të cilat pikturohet mbi vezë. Idetë lindin vetë, gjatë procesit të punës. Kurse sekreti i vezëve të punuara me lesh është: shumë dashuri dhe durim, sepse njeriu duhet t’i bëjë me një dëshirë të madhe."
Në sajë të aftësive të tyre të krijimit gratë i kthejnë vezët e Pashkës në dhurata të bukura dhe origjinale, në një kujtim të shkëlqyer, i cili mbetet për vite të tëra me radhë dhe na gëzon me bukuri, fines dhe një punim të veçantë dhe të papërsëritshëm.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..