Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në ditën e Pashkës në Manastirin e Gjermanit

Ky manastir është ndërtuar për lavdi të Shën Ivan Rillskit, mbrojtës i Bullgarisë. Manastiri i  fshatit Gjerman afër Sofjes është një nga vendet më tërheqëse për ditën e Pashkës, një vend, ku forca e krishterimit është e madhe. Në ditët e rëndësihme për të krishterët si dita e sotme, ky vend i shenjtë është plot me besimtarë të cilët kanë ardhur të dëgjojnë tingëllimin e kambanave si dhe lajmin e gëzueshëm - “Krishti u Ngjall”!


“Manastiret gjithmonë janë hapur për besimtarët të cilët i vizitojnë dhe siç ka thënë një shenjtor që ka jetur në Malin e Shenjtë, Efrem Filotejski, në qoftë se manastiret i mbyllin portat e veta për besimtarët, atëherë Zoti do t’ua mbyllë murgjve portat e Mbretërisë Qiellore. Prandaj dhe në ditët e zakonshme dhe në ditët festive që të gjithë të cilët vijnë të gjejnë qetësi shpirtërore tek Zoti janë të mirëseardhur . Zoti u japë qetësi në mendimet e tyre, në punë, në familje si dhe në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë, që të mund të kenë sukses në jetën e tyre”, thotë murgu Pimen.

Manastiri është themeluar gjatë shekullit XX, kurse sipas legjendës, para se të ndërtohet, aty për njëfarë kohe ka jetuar Shën Joan Rillski (Joani i malit Rila). Gjatë kohës së mbretit Petër/927-969/ manastiri është zhvilluar si një qendër e rëndësishme shpirtërore. Më vonë gjatë sundimit bizantin ka marrë dhurime nga perandori Aleksi I Komenin. Gjatë pushtimit të osmanëve dhe rrëmbimit të  kryeqytetit Sofja gjatë vitit 1382, vendi i shenjtë është shkatërruar. Është rivendosur më vonë, kurse gjatë shekullit të 17 përsëri ka luajtur rolin e vet të mëparshëm të një qendre të madhe shpirtërore dhe fetare. Një shkatërrim tjetër si dhe grabitje manastiri i Gjermanit ka përjetuar gjatë kohës së trazirave feodale në Perandorinë Osmane në fundin e sh. XVIII në Kërxhali. Gjatë vitit 1818 murgjit e shpëtuar me mjetet e veta modeste kanë filluar ta rindërtojnë. Mezi aty gjatë vitit 1886 është ndërtuar një kishë e re me ikona, të pikturuara prej mjeshtërve të njohur - vëllezërit Ivan dhe Nikolla Dospevski. Gojëdhënën për vendin e shenjtë mbi të cilin ndërtohet manastiri i Gjermanit e tregon Julia Marinova - bibliotekarja në vatrën e kulturës “Shën Ivan Rillski “ në fshatin German:


“Diku këtu, rreth lumit të vogël pa emër, në malin e Llozenit, jeremiu i shenjtë Joan ka kaluar një farë kohe, përpara se të niset drejt shkretëtirës së madhe të malit Rila. Flitet se, mbreti Petër fillimisht këtu e ka kërkuar Shën Joanin. Por, me qenë se nuk ka dashur të takohet me njerëzit nga pallati mbretëror, njeriu i Shenjtë është nisur drejt malit të lart. Ka qenë shumë vapë e madhe, është ndalur, që të pushojë pak dhe ka thënë ”O, Zot, ujë!” Në këtë çast nën një shkëmb ka parë një burim të vogël uji. Nga e njëta periudhë është dhe legjenda se gjatë mbretërisë së Petërit, patriku German ka ardhur nëpër këto troje, mbase që të takohet me erremin e Shenjtë. Dihet se qyteza mban emrin e këtij patriarku. Njerëzit kanë nderuar burimin e Shën Joan Rillskit vite të tëra me radhë, kurse në festat e krishtera që të gjithë kanë mbushur ujë të bekuar për shëndet.”

Manastiri i Gjermanit hyn në historinë bullgare dhe me huanë, të cilën manastiri Zograf i Atonit ia ka dhënë Shtetit Bullgar, që të mund të blihet grurë gjatë Katastrofës së Parë Kombëtare /pas Luftërave Ballkanike 1912-1913/.

“Gjatë vitit 1918, Manastiri Zograf “Shën Gjergji Fitimtari” në Aton, i cili është një manastir bullgar, lëshon 3 milionë leva të arta dhe kështu siguron bukë për popullsinë e Bullgarisë dhe e shpëton nga vdekja nga uria. Situtata në këtë periudhë kohe në Bullgari ka qenë jashtëzakonisht e rëndë”, tregon murgu Pimen. “Njerëzit kanë pasur besim dhe Shën Gjergji në këtë moment ka ndihmuar që manastiri ynë të jetë në një gjendje shumë të mirë financiare. Më vonë gjatë vitit 1926 bëhet këmbimi i refugjatëve në Greqi. Vijnë grekë nga Azia e Vogël, të cilët kthehen nëpër vendet e tyre të lindjes dhe manastiret strehojnë refugjatët. Prandaj ato mbeten pa të ardhura. Atëherë murgjit e manastirit Zograf iu kanë drejtuar shtetit bullgar me një propozim - me qenë se 3 milionë levat e arta nga huaja nuk mund të kthehen mbrapsht, në qoftë se është e mundur, në vend të kësaj shume të jepet ndonjë nga manastiret në Bullgari – më i madhi, më i pasuri, i cili të mund të kompensojë mangësinë e mjeteve në manastirin Zograf. Nga peshkopata e Shenjtë e Sofjes japin manastirin e Gjermanit. Në këtë mënyrë shteti bullgar ka ndihmuar manastirin Zograf jo vetëm nga ana materiale, por dhe shpirtërore. Qëllimi ka qenë që këtu të përgatiten murgj, të cilët pas kësaj të shkojnë në manastirin Zograf, tanimë gati për jetën shpirtërore të murgjve.


Njerëzit gjithmonë e kanë vizituar manastirin e Gjermanit. Por, pas ngjarjeve tragjike të viti 1944, nuk janë siguruar para për manastirin Zograf dhe kështu deri në vitin 2000. Sot për manastirin dhe për pronat e tij kujdesen njerëzit besimtarë, të cilët duan që në çdo lloj mënyre të ndihmojnë, jo vetëm manastirin Zograf në Aton, por dhe përmes kësaj dhe kishën dhe besimin”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD