Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasada e re e Gjermanisë në Sofje do të jetë gati në fund të vitit 2020

Foto: BGNES

Në një ceremoni festive në praninë e dy ministrave të jashtëm të Bullgarisë dhe të Gjermanisë, Ekaterina Zaharieva dhe Heiko Maas, u bë gërmimi i parë për ndërtimin e ambasadës së re gjermane në Sofje. Gjatë kohës së ceremonisë të dy ministrat  vendosën në themele një kapsulë të kohës me mesazh për brezat e ardhshëm dhe një copë nga Muri i Berlinit i rrëzuar gjatë vitit 1989. Përpara ceremonisë ministrja Zaharieva dhe ministri Maas shëtitën në qendrën historike të Sofjes dhe vizituan metro-stacionin “Serdika”. Metroja e kryeqytetit është mes projekteve më të suksesshme të dhëna më shpesh si shembull i projekteve të suksesshme të ndërtuara me para të Bashkimit Evropian.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD
Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD