Rezultatet e zgjedhjeve për Parlament Evropian, që u zhvilluan më 26 maj, ende janë objekt analizash, por tashmë shihet se pjesëmarrësit kryesorë po ecin në rrugën e transformimeve.
Ndryshimet e shpallura nga lideri i partisë GERB Bojko Borisov ende nuk janë zhvilluar deri në fund. Mirëpo, tërheqja e Cvetan Cvetanovit, i cili deri para pak kohe konsiderohejsi figura e dytë më e fuqishme në partinë në pushtet, është premisë për rokada jo vetëm në strukturat e partisë, por gjithashtu në grupin e saj parlamentar dhe madje në qeveri. Sipas sociologëve kryesorë megjithë fitoren elektorale të GERB-it Borisov nuk do të mund të ruajë pozitën e vet pa bërë ndryshime në qeveri dhe në shpërndarjen e posteve kyçe të partisë.
Do të ketë ndryshime edhe në radhët e partnerit të koalicionit të GERB-it– Patriotët e Bashkuar. Marrëdhëniet midis tri formacioneve, të cilët e përbëjnë këtë koalicion – VMRO, Ataka dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) u tensionuan që para zgjedhjeve, por tani VMRO nuk fsheh se në rendin e ditës nuk është vetëm sqarimi i marrëdhënieve, por edhe çështja për përbërjen e koalicionit, madje ajo për vetë ekzistencën e tij. Tri formacionet mund të nënshkruanin marrëveshje me vete me GERB-in. Kishte gjithashtu opsion që koalicioni i tyre të reduktohej deri në formatin dypartiak Fronti Patriotik, me të cilin VMRO dhe NFSB morën pjesë në Parlamentin e kaluar. Edhe të dyja variantet supozojnë ndryshime përkatëse në marrëveshjen e koalicionit në veprim mes GERB-it dhe Patriotëve të Bashkuar. Ajo jo vetëm se e rregullon strukturën e koalicionit drejtues në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, por edhe mënyrën e marrjes së vendimeve. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shpërndarje të plotë, apo të pjesshme të koalicionit Patriotët e Bashkuar, ajo supozon gjithashtu transformimin e grupit të tij parlamentar. Votat e përbërjes së tanishme të grupit, bashkë me ato të GERB-it (27+95) i sigurojnë koalicionit në pushtet vetëm një votë më shumë nga minimumi i votave (121), të domosdoshme për shumicën absolute.
Kjo situatë e re në koalicionin në pushtet pas zgjedhjeve i jep mundësi Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) për t’u bërë përsëri balancier në jetën politike të Bullgarisë. Si GERB, DPS gjithashtu nuk do zgjedhje të parakohshme, por do, siç ripohoi një përfaqësues i saj i lartë ditën e diel para Radios Kombëtare Bullgare, një qeveri prej ekspertësh në kuadrin e mandatit të Parlamentit të tanishëm. Në dallim të DPS-së, bashkimi jashtëparlamentar “Bullgaria Demokratike”, i cili zuri pozitën e pestë në zgjedhjet evropiane dhe pretendon të jetë një qendër e natyrshme e gravitacionit të hapësirës demokratike në vend, parashikon zgjedhje para afatit në kuadrin e disa muajve. Për zgjedhjet vendore gjatë vjeshtës bashkimi në fjalë do të kërkojë partneritete në skenën lokale politike. Përgatitje për zgjedhje vendore po fillon edhe Bashkimi i Forcave Demokratike (SDS), por përsëri bashkë me GERB-in. Në qoftë se për votën evropiane SDS dhe “Bullgaria Demokratike” kishin formuar koalicion dhe nuk ishin të ndarë, hapësira e djathtë politike klasike në Bullgari mund të arrinte dy ose tri mandate në Parlamentin e ri Evropian. Mirëpo, siç duket nuk do të ketë bashkim të forcave të djathta deri në zgjedhjet vendore.
Partia Socialiste Bullgare (BSP), që ndodhet para një kongresi të jashtëzakonshëm në mes të qershorit, të thirrur për zgjedhjen e një drejtorie të re, tani për tani është e përqendruar në punët e saj të brendshme. Kryetarja e partisë Kornelija Ninova, e cila para pak kohe dha dorëheqje, ripohoi se me votën e vet në zgjedhjet për Parlament Evropian bullgarët u kanë thënë të gjitha partive: “Nuk ju pëlqejmë në mënyrë të njëjtë”. Mirëpo, më të rëndësishme do të jenë përfundimet dhe orientimi i BSP-së pas zgjedhjes së drejtorisë së re. Vëzhgues, që janë afër vetë partisë, komentojnë se përveç se duhet të zgjidhë problemet e saj të brendshme, ajo duhet të rimëkëmbë edhe dialogun me forcat e tjera politike, sepse nuk mund të vazhdojë të jetë e izoluar dhe të jetë një kundër të gjithëve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..