Në një intervistë për agjencinë TASS në prag të pjesëmarrjes së vet në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, presidenti Rumen Radev shprehu shpresë për furnizime direkte të gazit rus në Bullgari përmes Detit të Zi, si dhe se projekti për ndërtimin e centralit elektrik atomik “Belene” do të realizohet. “Jam i bindur se bashkëpunimi ynë ekonomik me Rusinë duhet të zhvillohet, pavarësisht nga sanksionet dhe kundër-sanksionet – kështu siç e zhvillojnë partnerët tanë perëndimorë, më në veçanti në sferën energjetike, duke respektuar parimet e rëndësishme si aftësi konkurruese, transparencë, siguri të furnizimeve me çmim të leverdishëm, gjë që është shumë e rëndësishme për Bullgarinë”, nënvizon Radev. Ai vuri në dukje se gjatë ditës së parë të vizitës së vet do të takohet me presidentin e Federatës Ruse Vlladimir Putin.
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..