Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva merr pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Forumi është organizuar në Sllovaki në kuadrin e kryesisë së Sllovakisë të organizatës. Zaharieva nënvizoi nevojën në botën e sotme të ndryshimeve të vazhdueshme për funksionimin e një rendi ndërkombëtar në bazë të rregullave dhe normave dhe për institucione ndërkombëtare, të cilat mund të garantojnë sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe respektimin e të drejtave të njeriut. “Një sistem efektiv ndërkombëtar duhet të inkurajojë zgjidhjen e konflikteve midis shteteve në mënyrë paqësore. Duhet të mendojmë për lehtësimin e jetës së njerëzve, të cilët jetojnë në zonat e konflikteve. Bota është ndërlidhur. Duhet të mendojmë më shumë për gjërat, të cilat na bashkojnë, jo për ato, të cilat na ndajnë”, tha Zaharieva.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..