Sajti Planet Football e shpalli bullgarin Dimitër Berbatov futbollistin e dytë më të mirë Nr. 9 të Manchester United pas krijimit të Ligës së Lartë. Në klasifikim janë përfshirë Zllatan Ibrahimoviç, Antoni Marsial, Romelu Lukaku, Luis Saha etj, me në krye Andi Koul. Bullgari luajti për skuadrën angleze që nga viti 2008 deri në vitin 2012, duke shënuar 65 gola në 149 ndeshje. “Shumë pak lojtarë në listë mund të quhen enigma, por mbase nuk ka më të përshtatshëm nga Berbatovi. Stili i bullgarit i solli “këpucën e artë” për golshënuesin më të mirë të Ligës së Lartë të stinës 2010-2011. Ai e ndihmoi skuadrën e vet për të fituar dy herë kampionatin", shkruhet në sajt.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..