Në qytetin Burgas pranë Detit të Zi do të zhvillohet një garë ndërkombëtare të skateboard-it, ku do të marrin pjesë 18 skateboardistë të huaj nga Kolumbia, Izraeli, Rusia, Rumania, Ukraina, Bjellorusia, Portugalia, krahas elitës bullgare në këtë sport. Gara do të zhvillohet më 16, 17 dhe 18 gusht në skateparkun “Izgrev” në qytet.
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...