Për vit të nëntë të radhës Bullgaria është në vend të parë mes vendeve në Bashkimin Evropian për nga prodhimi i bimëve mjekësore dhe të erëzave. Sipas të dhënave të Eurostatit, gjatë vitit 2018 në Bullgari janë kultivuar pak mbi 71 mijë tonë bimë aromatike dhe mjekësore, si dhe erëza. Pothuajse dy herë më i ulët është rendimenti i Polonisë e cila është e dytë në klasifikim me 39 mijë tonët e saj. Por kjo nuk do të thotë se Bullgaria është bërë mbretëria e bimëve mjekësore gjatë 10 vjetëve të fundit. Akoma që në periudhën e antikitetit deri në ditët tona përdorimi i vetive shëruese dhe rritja e bimëve të vlefshme për shëndetin tonë janë një pjesë e jetës së zakonshme dhe traditave të bullgarëve, pavarësisht nëse jetojnë në qytetet ose në fshat. Me një efekt më të madh shërues sipas gojëdhënave të vjetra janë bimët e mbledhura duke u gdhirë dita e Enjos në fillim të verës.
Bimët kërkojnë kushte të përshtatshme natyrore dhe klimatike, mjeshtëri të posaçme për fermerët, të cilët i risin, një aftësi për të bërë tregti dhe dëshirë për të zhvilluar këtë biznes delikat. “Bullgaria është një nga vendet më të përshtatshme në Evropë për rritjen e bimëve mjekësore, në sajë të tokës dhe të kushteve të veta klimatike. Kemi male me kushte të mira për rritjen e bimëve mjekësore, kurse fushat tona janë të përshtatshme për kultivimin e tyre”, komenton para gazetës “Duma” biznesmeni Metodi Stefanov, i cili rrit në mënyrë biologjike në Luginën e Trëndafilit (Bullgari Qendrore) dhe në Bullgarinë Veriore bimë aromatike dhe mjekësore në sipërfaqe mbi 300 hektarë – trëndafil, livandë, kamomil blu, kamomil romak, barë mije fletësh (Achillea millefolium), kalendula mjekësore (Calendula), bar blete (Melissa officinalis) dheHelichrysum arenarium.
Flora nuk është vetëm e bukur, ajo siguron dhe një pjesë të rëndësishme nga produktet ushqimore të domosdoshme për jetën e njerëzve dhe për kafshët e dobishëm. Ajo është dhe burim i shëndetit me mijëra bimët shëruese të saj, kurse në Bullgari ato janë rreth 200 lloje. Sot kur interesat ekonomike paraprijnë në pothuajse të gjitha fushat e jetës, duhet thënë se bimët mjekësore e kanë vlerën e tyre tregtare dhe ekonomike. Një pjesë e konsiderueshme prej tyre janë të egra dhe rriten në natyrë, por ka dhe të tilla që mund të kultivohen dhe të sigurojnë rendimente të konsiderueshme. Të tilla janë trëndafili, livanda, kamomili luledielli, bliri e kështu me radhë. Është me rëndësi të thuhet se pothuajse të gjitha bimët e kultivuara në Bullgari rriten sipas parimeve të bujqësisë biologjike. Kjo vlerësohet lartë në vendet, në të cilat ato eksportohen . Rreth 200 bimë prej 140 llojeve eksportohen për jashtë – për në Gjermani (65%), Spanjë (10%) Itali (5%), Francë(5%) dhe për vende të tjera (15%). Kjo tregon se Bullgaria mbetet para së gjithësh një prodhuese e lëndës së parë, dhe jo e produkteve të përfundimtare. Tregu i brendshëm është i vogël dhe në të nuk mund të realizohen fitime, të domosdoshme për ndërtimin e laboratorëve, distilerive dhe të instalimeve të tjera për përpunimin e bimëve. Kurse tregu ndërkombëtar është i dominuar nga disa kompani ndërkombëtare farmaceutike dhe kozmetike, të cilat diktojnë kushtet, kështu që fitimi i pastër i fermerëve bullgarë rrallë i tejkalon 5%. Në listën bullgare të eksportit dominojnë trëndafili dhe vaji i trëndafilit, livanda, bari i bletës, varietetet e ndryshme të kamomilit, rigoni i bardh, koriandri, kopra, salvoja, e të tjera.
Është vështirë të prognozohet se cila do të jetë e ardhmja e prodhimit të bimëve në Bullgari. Nga njëra anë ndryshimet klimatike nuk ka sesi të mos ndikojnë, me qenë se këto bimë janë shumë të ndjeshme. Kurse nga ana tjetër, rritja dhe kultivimi i tyre është jashtëzakonisht e vështire dhe do shumë kohë dhe çdo gjë bëhet në dorë. Kriza demografike, popullsia e cila po plaket dhe po pakësohet si dhe mangësia e krahut të kualifikuar të punës, venë sfida të shumta përpara kësaj dege tradicionale për vendin dhe që të mund ato të kapërcehen ka nevojë më shumë se kurrë prej investimeve dhe për rritje të prodhueshmërisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në..