Në kampionatin botëror të gjimnastikës artistike në Stutgart të Gjermanisë, i cili është kualifikim për Olimpiadën e vitit të ardhshëm, gjimnasti bullgar David Huddleston u klasifikua në vend të dhjetë në shumëgarësh dhe kështu fitoi kuotë për Bullgarinë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike në Tokio gjatë vitit 2020. David Huddleston ka lindur në vitin 2000 në Hagë. Nëna e tij është bullgare, babai – amerikan. Në debutimin e tij në kampionatin evropian të 2014-ës ai zuri vendin e 12-të në shumëgarëshin individual. Ndër sukseset e tij është vendi i pestë tek të rinjtë në kaluç me dorëza dhe në paralele. Vitet e fundit Bullgaria nuk ka pasur suksese të tilla në gjimnastikën artistike pas përfundimit të karrierës së gjimnastit tonë të madh Jordan Jovçev. “Bravo Davidit dhe udhëheqjes së gjimnastikës artistike bullgare!” – shkroi në Facebook Ministri i rinise dhe sportit Krasen Karalev.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..