Refuzohet oferta për pagimin e ditës së parë të dëmshpërblimit për raportet mjekësore nga punonjësit. Këtë e shkroi në profilin e vet social Kryeministri Bojko Borisov. Nuk mund të ndëshkojmë të sëmurët për shkak të mashtruesve, por me punëdhënësit dhe sindikatat në Komisionin Trepalësh do të shqyrtojmë problemet me raportet e falsifikuara mjekësore. Do të kemi bisedime edhe me komisionet mjekësore të cilat janë të përgjegjshme për dhënien e pensioneve të invalidëve. Pensioni minimal bëhet 125 euro. Agjencitë e të Ardhurave funksionojnë mirë, ekonomia dhe industria zhvillohen mirë dhe mund t’ia lejojmë vetes, shkroi gjithashtu Bojko Borisov. Dy sindikatat kryesore kërcënuam me greva të përbashkëta kundër ofertës së qeverisë për pagimin e ditës së parë prej raportit mjekësor nga vetë punonjësi.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..