Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Poptomov: Pa e njohur detin, nuk mund ta pikturosh

Deti madhështor – i stuhishëm ose i qetë me ngjyrat e tij të shumta, me nuancat dhe gjendjet e ndryshme është dashuria e madhe e Rosen Poptomovit, një nga piktorët modern marinist më të spikatur.

Frymëzohem nga çdo një detaj, që nga spërkatja më e vogël, nga përplasja e dallgëve të detit në shkëmbinjtë, nga drita. E gjithë kjo më frymëzon. Deti ndryshon në çdo sekondë. Një jetë e tërë nuk arrin që të mund ta pikturosh, madje dhe disa jetë – thotë piktori.

Ai fillon të pikturojë që fare i vogël, 4 vjeç. Vitet e para nga fëmijëria mëson skulpturë tek mjeshtri i njohur bullgar Nenço Rusev, kurse për bojërat shfaqi interes në vitet e adoleshencës.

Detin fillova ta pikturoj mjaft më vonë, kur në kërkimin e vetvetes pata provuar pothuajse të gjitha stilet në artin e pikturimit. Bëja kopje të Ajvazovskit me porosi të klientit. Kështu e ndjeva forcën e detit dhe u dashurova pas tij dhe pas lëvizjes së ujit – kujton Rosen Poptomov.

Në punën e tij ai përdor një teknikë jo standarde dhe mjaft të vështirë – bojëra vaji, shpatulla dhe furça, sepse i pëlqen ta sfidojë veten, të provojë gjëra të reja, të eksperimentojë që të përsoset dhe të tregojë më të mirën për të cilën është i aftë.

“Deti është dhimbja, vuajtja e piktorit” – pohon Rosen Poptomov në një nga intervistat e veta të pakta. Sesi e pushton?

Deti është një materie komplekse dhe e ndërlikuar - përgjigjet piktori nga qyteti Burgas. – Që ta përvetësosh, duhet ta njohësh shumë mirë, të shikosh se çfarë ndodh nën sipërfaqe, fillimisht të ndihesh aty sesi zhvillohen dhe rrjedhin proceset. Dhe në këtë mënyrë ti e studion, e vëren dhe pas kësaj je gati ta pikturosh.  

Rosen Poptomov tregon se, tanimë rrallë pikturon nga natyra. Punon me fotografi, të cilat i bën vet duke pritur momentet  që herët në mëngjes deri në darkë vonë, që të mund të kap çastet, kur deti është më i bukur. Me çfarë ndjenje ndahet me pikturat e tij joshëse?  

Në vitet e mia të para, si çdo piktor i ri  unë i pëlqeva pikturat, pas kësaj fillova të kuptoj se është e rëndësishme që të tjerët ti pëlqejnë. E rëndësishmja për mua është se shkojnë tek njerëz të cilët i vlerësojnë. Për mua kënaqësia është në vetë procesin e krijimit të një pikture. Në momentin, në të cilin e heq nga trekëmbëshi, unë harroj për të dhe filloj të mendoj për tjetrën. Kështu që mund të them se tanimë shumë lehtë ndahem me pikturat e mia – pohon Rosen Poptomov.

Më 23 nëntor në qytetin Burgas hapet një ekspozitë me veprat e piktorit, në të cilën vizituesit do të mund të shikojnë mbi 30 piktura të tij të reja.


Në këtë ekspozitë do të tregoj pikturat e mia të fundit, që të shikojnë njerëzit, se deri ku kam arritur në zhvillimin tim si krijues, sepse piktori duhet të zhvillohet gjatë gjithë jetës. Do të mbështetem tek pikturat më dramatike, tek peizazhet e lidhura me stuhitë e detit. Shpresoj që ato të pëlqehen nga publiku.

Por, çfarë nuk dinë njerëzit për Rosen Poptomovin, përveç se është njeri me ndjenjë shumë të hollë për humor dhe se është një peshkatar i etur?

Supozoj se dinë çdo gjë, sepse Rosen Poptomov është një njeri shumë i hapur. Çdo gjë që jam unë, e shikojnë dhe njerëzit. Unë nuk fsheh asgjë prej tyre – me buzëqeshje të madhe përfundon piktori.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD