16-vjeçarja Charlotte Baker nga Ditcheat, Somerset, ka paketuar dhe ka dërguar më shumë se 1000 kuti me këpucë për fëmijë të varfër në Bullgari dhe Serbinë Lindore, bëri të ditur korrespondenti i BNR-së në Britaninë e Madhe Veslin Paunov, duke cituar “Metro”. Charlotte merret me bamirësi që nga viti 2013 kur në një aksident rrugor ajo ka humbur vëllain e vet. Në kutitë ajo vë gjëra si furça dhëmbësh, sapun, materiale për shkrim, lodra, veshje të ngrohtë. Kutitë merren, kontrollohen dhe u furnizohen fëmijëve bullgarë dhe serbë nga distributorët vendas. Miqtë e Charlottes po përpiqen ta ndihmojnë që të përmbushë ëndrrën e saj dhe të vizitojë Bullgarinë, ku bashkë me fëmijët do t’i hapë kutitë me dhuratat e saj.
Më 16 janar të vitit të ardhshëm do të mbahet seanca e dëgjimit të kandidatit të vetëm për Prokuror të Përgjithshëm – ushtruesit aktual të detyrës Borisllav Sarafov, konfirmoi me dy vota “kundër” plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Me këtë rast..
Ministri zyrtar i turizmit, Evtim Milloshev, shprehu pritje optimiste për sezonin dimëror, duke parashikuar rritje prej pesë për qind të vizitave turistike. “Nëse gjithçka është në rregull dhe moti është në anën tonë”, ka sqaruar ai. Parashikimi është që..
Një grup shkencëtarësh bullgarë niset sot për në Republikën e Afrikës së Jugut, Botsuanë dhe Zimbabve. Me iniciativën e Explorers Club Bulgaria, bullgarët do të eksplorojnë "agimin e njerëzimit", që ka ndodhur pikërisht në këto vende. Ekspedita do të..
Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e..
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe..