Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A janë kërcënuar Airbnb, Booking.com dhe gjigantët e tjerë online turistikë në Bullgari

A do të heqin dorë nga biznesi i vet në Bullgari gjigantët botërorë në fushën e rezervimeve turistike online Airbnb, Booking.com, Expedia, rrjeti social  Facebook e kështu me radhë? Ata sapo zhvilluan këtu rrjetin  e tyre prej pronave për akomodim dhe prej klientëve për to dhe autoritetet në vend dëshirojnë të imponojnë rregulla të reja, të cilat nuk janë sipas shijes së tyre. Propozimet për ndryshimet legjislative në fjalë janë bërë nga Zëvendës-Kryetari i Kuvendit Popullor, i cili është dhe shef i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov (partner në koalicionin drejtues të vendit), dhe nga kryetarja e Komisionit Buxhetor të parlamentit Menda Stojanova. Ideja e tyre është të rregullojnë veprimtarinë e pronarëve të rreth 10 000 apartamenteve dhe dhomave në vend, të cilët i japin ato me qira për afate të shkurtra përmes online platformave në fjalë. Kjo lloj veprimtarie gjeneron një qarkullim prej rreth 1.7 milionë euro për vit. Një e treta prej këtyre pronave të paluajtshme ndodhen në Sofje, ku zënia  mesatare është 56%, kurse të ardhurat mesatare për një apartament në muaj arrijnë 465 euro. Këta janë si persona fizikë, kështu dhe firma, të cilët deri tani nuk kishin asnjë lloj detyrimesh ndaj autoriteteve as sa i përket së drejtës t’i japin me qira pronat e veta të patundshme, as në lidhje me të ardhurat dhe detyrimet tatimore. Tani me ndryshimet e parashtruara në Ligjin për turizmin, të cilat duhet të miratohen bashkë me Ligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2020, gjërat ndryshojnë me qëllim rregullimin e këtij biznesi. Fillimisht ideja qe, që këto vende për strehim të kategorizohen me yje, ashtu si hotelet dhe të regjistrohen në regjistrin kombëtar për vendet për akomodim. Pas reagimeve negative publike nga ana e organizatave profesionale turistike, kërkesa kjo ide nuk do të realizohet dhe tani mbetet vetëm domosdoshmëria për regjistrim me çdo gjë e cila rrjedh prej saj – punë me administratën shtetërore, pagim i taksave dhe të tatimeve e kështu më radhë.

Dega turistike reagon me kujdes në lidhje me ndryshimet e planifikuara. Disa mendojnë se, rregullimi i këtij biznesi ka për qellim shkatërrimin e tij. Të tjerë paralajmëruan se do të ketë probleme  me administratat shtetërore dhe bashkiake, të cilat do të vështirësojnë punën e pronarëve /qiradhënësve/. “Çdo një i cili gjeneron të ardhura, duhet të paguajë tatime. Por këtu duhet të veprohet në mënyrë shumë të kujdesshme. Tregu ynë është mbirregulluar”, komenton Daniella Stoeva, kryetarja e Asociacionit të Operatorëve Turistikë Bullgarë dhe Agjentëve Turistikë.

Parashtruesit e ndryshimeve janë të bindur se nga të gjitha këto nuk do të vuajnë konsumatorët e këtyre shërbimeve, as platformat për rezervime online. Efekti i pritur prej tyre është një largim eventual nga tregu i disa qiradhënësve, të cilët nuk janë aq aktivë. “Qëllimi është që të gjithë këtyre njerëzve  të paguajnë tatimet e tyre, si të gjithë të tjerët të cilët punojnë jashtë sektorit joformal. Nuk kemi për qëllim as të ngarkojmë biznesi me një peshë suplementare administrative, as të ndalojnë veprimtarinë e platformave online që operojnë në tregun bullgar”, tha Menda Stojanova.

“Ndryshimet janë përgatitur pa asnjë lloj analize ekonomike të pasojave mbi njerëzit, të cilët kanë apartamente të tilla dhe mbi turizmin në përgjithësi. Shumica e turistëve që vijnë në Sofje kanë një buxhet të ulët dhe prandaj preferojnë platformat si Airbnb. Në se i ndalojmë ato në Bullgari, këta njerëz nuk do të vijnë në qytetin tonë, do të pakësohet numri i fluturimeve deri në Sofje dhe kështu do të humbë tërë sektori”-  mendon Boris Pavllov, menaxheri i kompanisë për administrimin e pronave të patundshme Airbnb Flat Manager.  

Çfarëdo qofshin pasojat nga masat e propozuara ligjvënëse, është më se e dukshme se platformat e mëdha për rezervime turistike online nuk do të heqin dorë nga vendi, i cili pa qenë një faktor vendimtar në hartën botërore turistike, gjithsesi tërheq afro 9 milionë turistë të huaj për vit, që është më shumë se popullsia e tij, dhe turizmi në të përbën 13% nga Produkti i Brendshëm Bruto.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD