Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zdravka Evtimova: Do të doja që të mos e thyejmë qafën dhe të mos përkulemi

| rinovuar më 20-01-21 6.06.MD
Foto: capital.bg

Ka histori të bukura, por të mbytura në kënetën e fjalëve të dobëta e të ngatërruara. Ka dhe të tjera – me të vërtetë frymëzuese, të cilat fluturojnë në vetëdije me lehtësinë e zogjve. Sikurse me krahë të hapura, historitë e Zdravka Evtimovës lëvizin shtresat në shpirtrat tona dhe ndërrojnë humorin dhe emocionet, na sjellin kujtime dhe na pëshpëritin ëndrra.

“Tregimet e korrikut” të Zdravka Evtimovës është libri më i preferuar bullgar nga lexuesit e Bibliotekës së Kryeqytetit gjatë vitit të kaluar.

Tregimet e saj  si dhe romanet lexohen dhe janë të dekoruara në shumë vende nëpër botë - në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britaninë e Madhe, Kanada, Francë, Greqi, Izrael, kurse kohët e fundit dhe në Kinë. Autorja me shaka e quan veten “një shkrimtare treni”, sepse shumë nga historitë e saj kanë lindur në trenat midis qyteteve Pernik dhe Sofja - qytetet në të cilat gjenden shtëpia si dhe vendi i saj i punës si përkthyese me gjuhën angleze. Por, për çfarëdo që të tregojë, krijimet e saj mahnitin me tre përbërëse të pandryshueshme - mirësi, empati dhe dashuri.

Mirësia është tek vetë ne - beson ajo. Dhe kur njeriu kthen anën e vet të mirë drejt njerëzve, ai provokon mirësinë e tyre. Kurse sa i përket empatisë dhe dashurisë, kjo është baza për shkak të së cilës njerëzimi ka shpëtuar dhe po vazhdon të zhvillohet - pavarësisht nga lakmia, keqësimi dhe të gjitha emocionet e tjera negative. Kujtohuni për faktin sesi njerëzit në kampet e përqendrimit kanë gjetur një copë mollë dhe ia kanë dhënë atë ndonjë të sëmuri.  

Por, vuajtja mund të hapë dhe violencë dhe hakmarrje. Si në “Gjaku prej urithi” – një tregim i shkruar me hidhërim të madh në zemër i cili ka hyrë në programet shkollore të Danimarkës dhe të Shteteve të Bashkuara.

Kur diçka ka lindur nga mërzitja, ajo padyshim që e mban në vetvete dhe ua transmeton njerëzve - thotë shkrimtarja. Me të vërtetë, pikëllimi dhe brenga ekzistojnë në jetën tonë, por prej nesh varet nëse do ta kthejmë në një gjendje të përhershme ose përmes veprimeve dhe mendimeve tona, përmes asaj të cilën e përjetojmë, do ta transformojmë në diçka të ndritshme. Që të mund nga kjo dritë të lindë gëzim. Dhe të mund të rritet në lumturi. Shkrimi është një vetmi shumë e lumtur, në qoftë se nuk shkruaj, ndihem si e sëmurë, shton Zdravka Evtimova.

Kur shkruaj në gjuhën time amtare, kam ndjenjën se pas kurrizit tim qëndron historia bullgare - vitet e Mbretërisë së Parë dhe të Dytë Bullgare, ngjarjet e lavdishme, por dhe ato të tragjizmit. Dhe, pa dashur në fjalët bien dhe gëzimi dhe tragjizmi, dhe dhimbja. Në gjuhën angleze fare nuk është kështu - nuk ekziston ndjenja për gëzim, për këtë se sikurse fluturoj për në ndonjë vend, se sikurse nuk ekzistoj derisa shkruan.

Klasifikimet vjetore për letërsi zakonisht çojnë drejt bilanceve – ato na detyrojnë të mendohemi po kështu nëse jemi bërë njerëz më lexues dhe sesi mund të duket shoqëria jonë, në qoftë se çdo një prej nesh çdo ditë ndante kohë për të lexuar ndonjë histori me libër në dorë.


Përveç se është i bukur, njeriu lexues  grumbullon krenari dhe dinjitet - mendon shkrimtarja. Letërsia e mirë është pikërisht një mësim për dinjitetin dhe nderin. Njeriu lexues po kështu është i guximshëm - ai nuk mundet të jetë i manipuluar, as i detyruar si ndonjë rob të përkulë qafë.

Dhe me qenë se në fillim të vitit të ri drejtojmë urime, sesi do të donte Zdravka Evtimova t’i shikonte bullgarët në rrugën e rritjes së tyre personale?

Do të doja të harrojmë shprehjen se kokën e përkulur nuk e pret shpata - përgjigjet ajo. Do të doja që qafat tona të mos të përkulen, por të qëndrojmë të drejtuar me dinjitet, të shikojmë haptazi dhe të mos të na vijë frikë të shprehim mendimin tonë. Koka e përkulur shpëton, por jeta e saj, nuk është jetë, por është robëri.

Ne, bullgarët, tanimë nuk po jetojmë më në robëri dhe prandaj ka ardhur koha të ridrejtojmë forcat e veta në ndërtimin e diçkaje të fortë, e cila mbahet mend. Mendoj se ne i posedojmë këto cilësi që të mund ta bëjmë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD