Në Poloni kryeministri Bojko Borisov bashkë me burrështetas nga e gjithë bota nderoi viktimat e Holokaustit. Kryeministri mori pjesë në festimin e 75 vjetorit nga lirimi i ish kampit të përqendrimit Auschwitz-Birkenau. Lufta e Dytë Botërore qe kohë e një rënie totale, por atëherë populli bullgar tregoi fuqinë e vet shpirtërore, duke shpëtuar mbi 48 000 bashkatdhetarë - hebrenj. Bullgarët nuk lejuan që hebrenjtë bullgarë të dërgohen për të vdekur në kampet naziste të përqendrimit, nënvizoi kryeministri. Jemi të lumtur për trashëgimtarët e tyre të shpëtuar, u jemi shumë mirënjohës shpëtimtarëve - të njohur e të panjohur. Vuajmë thellë për milionë viktimat e pafajshëm të Holokaustit dhe për vuajtjen e tyre. I nderojmë dhe jetët e pafajshme të humbura të më shumë se 11 000 hebrenjve nga Maqedonia e Egjeut dhe Vardarit “, vuri në dukje Borisovi.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..