Pas takimit të kryeministrit Bojko Borisov me presidentin Donald Trump në SHBA zhvilluar në fund të nëntorit të vitit 2019 shihet një dinamikë në shkëmbimin politik midis të dy shteteve.
Për pak më shumë sesa një muaji, nga 8 janar deri më 11 shkurt të këtij viti, Bullgarinë e vizituan tre përfaqësues të lartë të administratës amerikane – zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit Matthew Boyce, ndihmësi i zëvendës sekretarit të shtetit Matthew Palmer dhe zëvendësi i parë i ndihmës sekretarit në Ministrinë e Financave Paul Ahern. I pari përgjigjet për Evropën Qendrore, i dyti – për çështjet evropiane dhe evro-aziatike, i treti – për bashkëpunimin në luftimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit. U krijua dhe një forum – dialog strategjik i nivelit të lartë, i cili nuk ekzistonte deri tashti në marrëdhëniet dypalëshe. Parashikohet që në kuadrin e këtij dialogu të dy qeveritë të zhvillojnë konsultime mbi çështje globale, regjionale dhe dypalëshe.
Në periudhën e lartpërmendur për vizitë në SHBA ishte ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova. Përderisa ishte aty ajo njoftoi, se që gjatë këtij viti Bullgaria do të ulë konsumin e gazit rus me 50 për qind. Sofja e ndërmerr këtë hap pas këmbënguljes së palës amerikane, që Bullgaria të larmojë furnizimet e gazit, pavarësisht nga fakti, se kontrata për furnizimet e gazit me Gazprom Eksportin Rus përfundon në vitin 2022. Reduktimi i sasisë së gazit rus do të kompensohet me importin e gazit si nga Azerbajxhani, ashtu edhe nga Greqia ndërtimi i lidhjes së gazit me të cilën pritet të përfundojë gjatë këtij viti.
Në sfondin e kësaj dinamike në marrëdhëniet dypalëshe kishte një ndodhi e cila reflektoi në marrëdhëniet me Rusinë. Personalisht sekretari i shtetit Michael Pompeo shpalli se gjyqtarit të Gjyqit të Specializuar Penal të Bullgarisë Andon Mitallov iu vendos ndalesë për hyrje në SHBA-në për shkak të korrupsionit. Ky magjistrat para kohe iu lejoi të akuzuarit në spiunazh kryetar të Lëvizjes Bullgare “Rusofili” Nikollaj Malinov të vizitojë Moskën, ku mori urdhër nga presidenti Vlladimir Putin.
Moska nuk është indiferente ndaj zhvillimeve më të fundit në marrëdhëniet e Bullgarisë me SHBA-në nëse gjykojmë nga deklaratat e ambasadorit të Rusisë në Bullgari Anatolij Makarov. Para gazetarëve diplomati shprehu habi nga vendimi i SHBA-së t’i ndalojnë magjistratit Mitallov të hyjë në ShBA-në. Lidhur me këtë ai theksoi, se çdo akuzë duhet të vërtetohet. Disa orë pas kësaj deklarate në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit Matthew Palmer siguroi se kur do të jetë e domosdoshme ShBA-ja janë gati t’u japin autoriteteve bullgare informacion mbi rastin me gjyqtarin Mitallov. Është e dukshme që jo vetëm Rusia, por edhe ShBA-ja me vëmendje të madhe ndjekin kazusin.
Pyetjes së gazetarit, a nuk është Bullgaria një shtet i vijës së parë të frontit në marrëdhëniet midis Rusisë dhe ShBA-së, ambasadori Makarov iu përgjigj, se në territorin bullgar Rusia nuk lufton as me amerikanët, as me ndonjërin tjetër. Pyetjes a mund të pritet që presidenti Vlaldimir Putin të bëjë vizitë në Bullgari, diplomati iu përgjigj, se një vizitë e tillë do të ketë kuptim në se lidhet me nënshkrimin e marrëveshjeve dhe projekteve konkrete, të cilat duhet të përgatiten paraprakisht. Kështu në mënyrë të tërthortë ambasadori sikur pranoi, se kohët e fundit në marrëdhëniet bullgaro-ruse nuk ka zhvillim. Mirëpo, ndoshta mund të presim një zhvillim në drejtim pozitiv, sepse ambasadori shtoi, se diskutohet vizita e ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov. Mirëpo, dihet, se kur në marrëdhëniet midis dy shteteve grumbullohen probleme dhe nuk ka zhvillime pozitive, atëherë rrugëdalja kërkohet në rrugën e diplomacisë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..