Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arrestuan imigrantë të paligjshëm nga Greqia

Pika kufitare “Ura e Danubit-2”
Foto: arkiv

Në pikën kufitare “Ura e Danubit-2” tek qyteti Vidin  në të dalë nga Bullgaria janë arrestuar 15 imigrantë të paligjshëm. Ata janë të gjetur në një vend të fshehtë të një kamioni-frigorifer, i cili ka udhëtuar bosh nga Greqia për në Hungari. Të arrestuarit janë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Në bagazhin e tyre bashkë me pasaportat kombëtare janë gjetur dhe dokumente greke për kërkesa për azil. Telefonat dhe dokumentet e njerëzve të fshehur janë gjendur në kabinën e shoferit. Të dy shoferët e kamionit, të cilët janë shtetas grekë po kështu janë të arrestuar dhe po hetohen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1.2 miliardë leva më shumë fonde për Fondin Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, rritje 8-9% e pensioneve vitin e ardhshëm

Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin e ardhshëm, parashikon projektbuxheti i Këshillit Mbikëqyrës. Kontributi shëndetësor mbetet 8% e të..

botuar më 24-12-09 12.01.MD

MPJ: Pesëmbëdhjetë bullgarë do të largohen sa më shpejt nga Siria

Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasada jonë në Damask është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët bullgarë dhe..

botuar më 24-12-09 11.01.PD
Nënpresidentja Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova: Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin..

botuar më 24-12-09 8.54.PD