Asociacioni i infermiereve bullgare ngul këmbë për t’u ndaluar lëvizja e personelit mjekësor mes institucioneve të ndryshme shëndetësore. Shumë mjekë dhe punonjës të tjerë mjekësorë në Bullgari punojnë në 2-3 spitale të ndryshme, që kontribuon për përhapjen e koronavirusit, tha Dimitrija Dimitrova – bashkëthemeluese e Asociacionit. Ajo dha si shembull infermieret nga spitali në qytetin Peshtera. Ato kanë qenë në kontakt me të infektuar me koronavirusin në vazhdim të pesë ditëve. Pasi kanë qenë 8 ditë në karantinë kanë shkuar për të punuar në spitalin në Pazarxhik. Kjo praktikë është e përhapur në tërë vendin, sinjalizuan infermieret dhe bënë apel për përgjegjësi.
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..
Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..