Gjatë 24 orëve të fundit u ripohuan akoma 21 raste të reja të të infektuarve me COVID-19 në Bullgari. Kështu numri i tyre i përgjithshëm bëhet 498. Janë shëruar 34 persona, vdiqën 14. Ndër rastet e reja ka një fëmijë të vogël në moshën 1 vjeç. Ndër personelin mjekësor të infektuarit janë 23 veta. Ka dhe një regjion të ri të infektimit, ku deri tani nuk ishin regjistruar raste të koronavirusit – Vraca (Bullgari Veriperëndimore). Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar Vencisllav Mutafçijski u bëri apel qytetarëve për të mos shkuar në kishë dhe të mos takohen gjatë festave të Pashkëve, që të mos përhapet infeksioni.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..