Në një takim mes kryeministrit Bojko Borisov, Zëvendësministrit të Zhvillimit Regjional Nikollaj Nankov dhe përfaqësuesve të Dhomës së Ndërtuesve u nënvizua se sektori i ndërtimit po vazhdon të punojë me tempe të larta, megjithë gjendjen e jashtëzakonshme.
Valentin Nikollov, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Ndërtimit, shpalli se është kundër idesë për ndalimin e projekteve infrastrukturore me qëllim që mjetet të ridrejtohen për luftimin e koronavirusit. Sipas tij ndërtimi ka potencial të bëhet motori i ekonomisë në periudhën e daljes nga kriza. Nankov përkrahu fjalët e tij, duke rikujtuar se sipas të dhënave zyrtare në sektor janë emëruar 200 000 veta dhe ka potencial që numri i tyre të rritet sipas vëllimit të punës.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..