Sipas të dhënave demografike të Institutit Kombëtar të Statistikave aty nga fundi i vitit të kaluar në 23% nga vendbanimet në Bullgari banuesit janë nga 1 deri më 49 veta. Qarku i Veliko Tërnovos është në vendin e dytë në vend për nga numri i vendbanimeve të shpopulluara. Pikërisht në një fshat të tillë “pa njerëz” jeton Cana Cvjatkova – heroina e reportazhit të Zdravka Masljankovës - korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në këtë rajon.
Në telefon, i cili shumë shpesh është lidhja e vetme me botën në fshatin malor Goranovci, korrespondentja jonë bisedon me banuesen e vetme Cana Cvjatkova-73 vjeçe. Fati i gruas së moshuar, e cila në kohën e epidemisë së Covid-19 mbeti në izolim të plotë, pa mundësi për vizita nga ana e të afërmve të saj, preku thellë një lexuese të faqes së Radio Bullgarisë në gjuhën angleze.
Një skoceze nga Mbretëria e Bashkuar, nuk mbeti indiferente ndaj fatit të bullgares e cila jeton e vetmuar, dhe pret dhe plotëson nevojat e saj jetike me një pension prej 118 levash (më pak se 60 euro) dhe ushqehet me produkte të cilat vetë i rrit në oborrin e shtëpisë. Për zonjën nga Skocia ky vullnet për të jetuar vetëm, lart në mal, është i denjë për admirim dhe respekt. Vetë ajo e njeh shumë mirë atmosferën në fshatrat bullgare, me qenë se e viziton vendin tonë për herë të parë gjatë vitit 2007, kurse në këtë moment jeton në fshatin Gjenerall Toshevo në Bullgarinë Verilindore. Lexuesja e sajtit të Radio Bullgarisë në gjuhën angleze vendosi që t’i dërgojë Cana Cvjatkovës një pako me ëmbëlsira dhe ushqime, por asnjë kompani transportimi nuk bën furnizime deri në mëhallën, në të cilën jeton Cana . Pasi nuk arriti të kapërcejë këtë pengesë ajo u lidh me ekipin tonë. Kolegët nga seksioni anglez i Radio Bullgarisë e ndërmorën shumë përzemërsisht idenë të ndihmojnë që e mira të arrijë deri tek Cana Cvjatkova. Në këtë nismë morën pjesë dhe kolegët nga Radioja Kombëtare Bullgare Zdravka Masljenkova dhe Allbena Miroshnikova.
Në sajë të përpjekjeve të përbashkëta Cana Cvjatkova tanimë mori mesazhin e së mirës, të cilin një grua skoceze fare e panjohur për të i dërgoi asaj produkte me ndihmën e Radios Kombëtare Bullgare. Dhuruesja, e cila nuk deshi që të përmendim emrie e saj, na tregoi se nuk është e nevojshme që të kesh shumë, që të tregosh dhembshuri dhe të inkurajosh një person të vetmuar në hall.
Gjesti i këndshëm dhe fisnik e drejtoi përsëri vëmendjen tonë drejt problemeve të shumta të fshatrave të shpopulluar.
Njeriu i cili e mori përsipër rolin ndërmjetësues për dorëzimin e pakos, është nënkryetari i fshatit Rajkovci Petjo Koev. Ai po kështu është mes heronjve të padukshëm të ditës së sotme, të cilët ndihmojnë të mos u mungojë asgjë njerëzve si Cana Cvjatkova.
Për shkak të masave të jashtëzakonshme rreth Covid-19, transporti i autobusëve deri në fshatrat në qarkun e Veliko Tërnovos ndaloi plotësisht. Atëherë kryetari i bashkisë filloi të shpjejë me makinën e tij personale bukë, ilaçe dhe të gjitha gjërat e tjera, për të cilat kanë nevojë njerëzit aty. “Rajoni ynë përjeton kolaps të madh demografik, që ka filluar akoma gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar”-na thotë Petjo Koev, i cili është kryetar bashkie më shumë se 25 vjet”. “ Në mesin e shekullit të kaluar këtu ka pasur bashki me 2300 banues dhe 22 mëhalla të tjera ngjitur. Kur unë e mora postin e kryetarit të bashkisë, patën mbetur 16 vendbanime me përgjithësisht 115 veta. Kurse tani jemi 25 njerëz”.
“Gjendja e jashtëzakonshme nuk ndikoi seriozisht tek ne. Ne jetojmë në po këtë ritëm dhe pa koronavirusin-thotë Petjo Koev. Ajo që është më kryesorja është se ndaloi transporti publik dhe s’kemi lidhje me qytetin Veliko Tërnovo. Por, tani kemi transport-dy herë në javë. Një panik për transportimin e ushqimeve për shkak të pandemisë këtu nuk kishte. Thjesht njerëzit e dinë se, kur fillon dimri, ata duhet të kenë mjaft ushqime që të mos të ngelen pa gjërat më të domosdoshme. Kështu ishte dhe në gjendjen e jashtëzakonshme Jeta jonë fare nuk është e lehtë. Si pjesa më e madhe e grave nga krahina jonë dhe Cana Cvjatkova nga fshati Goranovci merret me bujqësi dhe blegtori. Shumë pak njerëz do të marrin kurajën të jetojnë si ajo. Shtëpia e saj është në pjesën më të lartë të fshatit, në majë. Përreth nuk ka asnjeri. Ajo merr ndihmënga Kryqi i Kuq Bullgar si dhe nga zyra e pagesave sociale. Pavarësisht nga vështirësitë, ajo nuk do që të jetojë në ndonjë vend tjetër. Si pjesa më e madhe e malësorëve ajo nuk do që të ikë nga vendi i saj i lindjes”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv dhe BNT
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..