Gol mjeshtri më i mirë në historinë e Klubit Futbollistik “Levski” Nasko Sirakov u bë pronari i ri mazhoritar i klubit. Pronari i deritanishëm formal Georgi Popov dhe biznesmeni Vasill Bozhkov, të cilët fshihen nga drejtësia bullgare në Dubaj pas peripecive një mujore i transferuan Sirakovit 86.6 për qind të aksioneve. Sirakov njoftoi se deri më 10 qershor ka ndërmend të njihet me situatën reale dhe pas kësaj do të shpallë se si ka ndërmend të kapërcehet kriza në klubin e themeluar në vitin 1914, mbajtës të 73 trofeve të mëdha bullgare.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..