Nuk ka bullgar, i cili të mos i konsiderojë shkëmbinjtë e Bellogradçikut si një fenomen unikal natyror, që tërheq njerëz nga mbarë bota. Këtë e tha sot gjatë hapjes së festave në Bellogradçik Presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në aktivitetet kushtuar festës së qytetit – Dita e Shën Pjetrit.
Presidenti nënvizoi se Bellogradçik është kështjella shpirtërore e Bullgarisë dhe dekori nxënësit e shkëlqyer të klasës së fundit të shkollës “Hristo Botevs”, pas së cilës shpalli fillimin e iniciativës “Përkrahu një ëndërr – 2020”, në ndihmë të të rinjve në gjendje të vështirë.
Në qendër të Bellogradçikut Rumen Radev inauguroi një monument të kolonelit Stefan Iliev, që ka vdekur heroikisht në Luftën e Parë Botërore.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..