Mocioni i pestë i mosbesimit kundër qeverisë së Bojko Borisovit nuk arriti ta rrëzojë pushtetin. Mocioni dështoi në saje të votave të GERB-it dhe të Patriotëve të Bashkuar.
“Pro” rrëzimit të qeverisë votuan 102 deputetë nga Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. “Kundër” ishin 124 deputetë nga koalicioni i shumicës në pushtet. 11 deputetë abstenuan.
Pas votimit deputeti nga GERB Manuill Manev iu drejtua opozitës me fjalët se e majta i ka gënjyer njerëzit e rinj, të cilët protestojnë jashtë, dhe se duan që ta shkatërrojnë shtetin. Spas Gërnevski, gjithashtu nga GERB, shpalli se protestat janë një provë pa precedent për revoltë kundër qeverisë së ligjshme”.
Sipas deputetit nga BSP Valeri Zhabljanov tendenca për zgjedhje të parakohshme po mbetet. “Në qoftë se në të vërtetë doni që t’i kuptoni motivet e protestave, atëherë bëni një analizë të hollësishme politike dhe sociale, sepse pas disa muajsh do të gjendeni në vigjilje të zgjedhjeve”, tha Zhabljanov.
Protestuesit, të cilët bllokuan lëvizjen në bulevardin “Car Osvoboditel” /“Mbreti Çlirimtar”/, thërrisnin “dorëheqje” pas shpalljes së rezultateve të mocionit. Nuk ka befasime, të gjithë e prisnim këtë. Kjo votë mosbesimi nuk ka aspak lidhje me votën tonë. Jona do të vazhdojë, deklaruan para BNR-së përfaqësuesit e protestuesve.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha..