Jam i gatshëm të jap dorëheqje, tashmë e kam bërë. Nuk dua që në asnjë mënyrë unë të jem shkaku për tensionin në vend. Me këto fjalë Kryeministri Bojko Borisov ua drejtua mbi 3000 delegatëve në mbledhjen e partisë në pushtet GERB. Fjalimi u transmetua live nga BNR-ja. Do t’u propozojë partnerëve të koalicionit variante të ndryshme, përfshi këtu një qeveri pa mua. Mirëpo, në marrëveshjen me “Patriotët e Bashkuar” është shkruar se qeveria do ta përfundojë mandatin e vet.
Borisov theksoi se pa Parlament nuk mund te luftohet kundër epidemisë së Covid-19, nuk mund të merren hua, nuk mund të miratohen ligje të reja, nuk mund të ketë aktualizim të buxhetit, nuk do të ketë buxhet të ri, paga dhe pensione. Ai rikujtoi se Parlamenti duhet të miratojë ndryshime në kodin zgjedhor, të cilat garantojnë zgjedhje të ndershme, përfshi këtu dhe votim me makina.
Kryeministri paralajmëroi se po vijnë muaj, madje vite të rënda dhe vendi ka nevojë për stabilitet. Na nevojitet përkrahje në këto zgjedhje, në qoftë se njerëzit nuk na duan ne nuk do të mbetemi, deklaroi Borisov dhe nënvizoi se sipas të gjitha studimeve sociologjike GERB është forca e parë politike.
Borisov dhe delegatët e tij nuk u shqetësuan për shkak të protestuesve kundër qeverisë, të cilët shprehën zhurmshëm pozitat e tyre para forumit dhe u përpoqën të hyjnë në vendin e ngjarjes në “Sofja Tehpart”.Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..