Ditën e 40 të protestave antiqeveritare protestuesit në kryeqytet në krye me Lëvizjen “BOEC” depërtuan në godinën e Ministrisë së Drejtësisë. Ata ngulin këmbë për takim me ministrin e drejtësisë Danaill Kirillov, transmetuan reporterët e BNR. Ata deklaruan se “nuk dëshirojnë që kushtetuta e re të krijohet nga mafia”. Aksioni që vazhdoi pothuajse një orë ishte nën moton “Bllokadë surprizë - numër një”. Mbeten të bllokuara udhëkryqet e Urës së Shqiponjave, Universitetit të Sofjes dhe sheshit “Pavarësi”. Protestuesit në tendat në Urën e Shqiponjave ishin kategorik se nuk do të pranojnë projekt për kushtetutë të re propozuar nga GERB. Sipas tyre nuk është e mundëshme që njerëzit kundër të cilëve protestojnë “të bëjnë ndryshime në kushtetutë për të betonuar pushtetin e vet”. Protestuesit shpallën që nga sot pakënaqësia e tyre do të kalojë te veprime më radikale me bllokime të reja të udhëkryqeve dhe institucioneve.
Kreu i shtetit Rumen Radev ua ndau Distinktivin e Nderit të Presidentit veprimtarëve të shquar me arritje të rëndësishme në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës. Ndër të shpërblyerit janë: Vasill Vasilev - gazetar dhe kryetar i Komitetit..
Sipas kreut të DPS-Fillimi i Ri, Deljan Peevski, dështimi i provës së dhjetë për zgjedhjen e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor tregon se forcat e tjera politike nuk duan një parlament funksional. Ai theksoi se partia e tij kësaj..
Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor tentoi sot për të dhjetën herë të zgjedhë kryetarin. PP-DB përsëri propozoi Atanas Atanasov për kryetar të Kuvendit Popullor, nga "Vëzrazhdane" - Petër Petrov, nga "BSP - E majta e bashkuar" - Natalija..
Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e..
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe..