Bullgaria është në vend të 44 ndër 193 shtete në Indeksin për zhvillim të qeverisë elektronike (EDGI), tregon një raport i OKB-së. Për herë të parë vendi ynë hyn në kategorinë “shkallë shumë e lartë e zhvillimit të qeverisjes elektronike”, ndër vende si Çekia, Sllovakia, Letonia, Kroacia, Hungaria dhe Rumania.
Sipas raportit Bullgaria, bashkë me shtetet e tjera në këtë kategori, tregon një përparim të vazhdueshëm në përpunimin e dokumenteve strategjike për qeverisjen elektronike dhe në sigurimin e shërbimeve elektronike.
Vendi shënon një përparim të konsiderueshëm edhe në Indeksin për pjesëmarrje elektronike, duke dalë me 12 përpara në klasifikim dhe nga vendi i 35 arrin në vendin e 23, ndër 193 shtete, njofton investor.bg.Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..