Bullgaria është në vend të 44 ndër 193 shtete në Indeksin për zhvillim të qeverisë elektronike (EDGI), tregon një raport i OKB-së. Për herë të parë vendi ynë hyn në kategorinë “shkallë shumë e lartë e zhvillimit të qeverisjes elektronike”, ndër vende si Çekia, Sllovakia, Letonia, Kroacia, Hungaria dhe Rumania.
Sipas raportit Bullgaria, bashkë me shtetet e tjera në këtë kategori, tregon një përparim të vazhdueshëm në përpunimin e dokumenteve strategjike për qeverisjen elektronike dhe në sigurimin e shërbimeve elektronike.
Vendi shënon një përparim të konsiderueshëm edhe në Indeksin për pjesëmarrje elektronike, duke dalë me 12 përpara në klasifikim dhe nga vendi i 35 arrin në vendin e 23, ndër 193 shtete, njofton investor.bg.Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..