Buzë malit Rilla, jo larg qytetit Samokov, njeriu mund të shijojë qetësinë, ajrin e kristaltë dhe natyrën e virgjër larg qytetërimit.
Për këtë qëllim është krijuar një shteg i këndshëm. Ai fillon që nga fshati Beli Iskër dhe ndjek rrymën e lumit me të njëjtin emër, i cili formon një luginë piktoreske. Duke shëtitur në itinerar para jush do të shtrihen pamje të jashtëzakonshme. Tërë gjatësia e itinerarit është 8 kilometra. Pika e tij më e lartë është 1528 metra mbi nivelin e detit. Rekomandohet që vendi të vizitohet në intervalin qershor-tetor.
Shumë afër gjendet vendpushimi Borovec, i cili është pikënisja e një sërë itineraresh drejt pjesëve të larta të malit.
Më shumë hollësi për krahinën piktoreske mund të lexoni në artikullin e Radio Bullgarisë “Shëtitje në luginën e lumit Beli Iskër”.
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..