Në interes të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut është të gjejnë zgjidhje të çështjeve të cilat provokojnë mosmarrëveshje. Këtë e tha në Shkup komisionari evropian i zgjerimit Oliver Varhej në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev.
Komisionari theksoi se në se të dy vendet nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet do të jetë shumë e vështirë të ecet përpara dhe shtoi se tani është momenti të arrihet marrëveshje. Ai shtoi se ky problem nuk duhet të dramatizohet por është tepër serioz.
Më 9 tetor për një vizitë në Bullgari mbërrin ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..