Menjëherë pas shtypjes së përgjakshme të Kryengritjes së Prillit gjatë vitit 1876/ kundra sundimit osman/, figura të shquara publike evropiane fillojnë një fushatë për të mbrojtur popullsinë bullgare. Mes tyre është dhe një grua, e cila ka shënuar me germa të arta emrin e saj në kujtesën e bullgarëve. Kjo është lejdi Emili An Strangford. Aristokratja angleze mbërrin personalisht në Bullgari pak pas fundit tragjik të kryengritjes dhe nis një vepër fisnike dhe plotësisht vetëmohuese. Arritja e saj më e shquar janë 6 spitalet, të cilat ajo mundet t’i pajisë me afro 30 mijë lirat britanike të mbledhura prej saj. Një ngakëto spitale është gjendur në fshatin Radillovo. Në ditët tona, në shenjë të mirënjohjes dhe të falënderimit, banuesit e fshatit e kanë kthyer godinën në një muze me një përmbledhje të vogël, kushtuar mirëbërëses së tyre. Por, cila është lejdi Strangford?
“Për jetën e saj dimë se, ka qenë nga shoqëria e lartë, vajza e një admirali të njohur. Ajo ka lindur gjatë vitit 1826. Ka pëlqyer shumë që të udhëtojë. Ajo shkruan librin “Udhëtime në lindje” dhe dashurohet dhe martohet me recensentin e saj lord Përsi Strangford. Kurse ai ka qenë diplomat në Kostandinopojë, në të njëjtën kohë - një bullgarofil i madh. Lordi e ka njohur shumë mirë dhe me hollësi historinë bullgare dhe me gatishmëri u ka ndihmuar bullgarëve të shumtë që të shpëtojnë në ato kohëra të rënda. Përsi vdes përpara Kryengritjes së Prillit, por ja lë si trashëgimi bashkëshortes së vet dashurinë ndaj bullgarëve. Shumë shpejt pas kësaj Emili organizon një fushatë të madhe bamirësie në Angli, shton dhe kursime të veta dhe mbërrin këtu, në vend, që të ndihmojë”-tregon Marena Vaçkova - përgjegjëse për përmbledhjen e muzeut në fshatin Radillovo.
Në rajonin e Bullgarisë Jugore lejdi Strangford udhëton nga fshati në fshat dhe takohet me njerëz, për të biseduar me ta dhe të pyes se prej çfarë kanë nevojë. “Kur kalon që këtu, ajo shikon se fshati ynë është krejtësisht i djegur. Atëherë vendos të krijojë një spital në fshatin Radillovo, si dhe në qytetet Batak, Perushtica, Panagjurishte, Karllovo dhe në fshatin Petriç- tregon Marena Vaçkova. Ajo tërheq mjekë dhe infermiere - gjithë vullnetarë nga jashtë, të cilët mbërrijnë, që të punojnë në spitalet e reja. Në spitalin e Radillovos mbërrin kroatja 18 vjeçe Sofia Nespaç. Mjerisht gruaja e re është sëmurë nga tifoja gjatë vitit tjetër. E kanë varrosur në oborrin e spitalit. Lejdi Strangford është krenuar shumë me 6 spitalet e saj, të cilat kanë shërbyer po kështu dhe si kuzhina për ngrënien e popullsisë së prekur rëndë. Anglezja nuk ka pasur fëmijë të vet, prandaj u ka ndihmuar qindra jetimëve nga qyteti Batak të gjejnë prindër birësues jashtë vendit”.
Kur ikën përfundimisht nga Bullgaria, Emili birëson 6 vajza bullgare dhe i shpie me vete në Angli me idenë të mund t’u sigurojë një arsim të mirë dhe pas kësaj ato të mund të kthehen përsëri këtu dhe të mund të bëhen mësuese.
Gjatë vitit 1887 Emili Strangford mbledh para për ndërtimin e një spitali në Kajro. Por, në rrugë për ceremoninë zyrtare rreth inaugurimit të tij, zonja e dashur nga të gjithë bashkëkohësit e vet, vdes në bordin e anijes. Kështu përfundon një rrugë jetike e ndriçuar nga bujaria dhe mirësia.
Foto: Muzeu i lejdi Strangford në fshatin Radillovo
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..