Në vetëdijen e pjesës më të madhe të njerëzve paraqitja e një polici përpara shtëpisë së tyre zgjon një frikësim të madh. Pritjet janë se policia të kërkon vetëm në rastet kur qe bërë ndonjë padrejtësi dhe ke shkelur ligjin. Në situatën e tanishme pandemike policët tek ne merren me një punë jo karakteristike për ta, e pikërisht të zhvillojnë kontrollime nëse të sëmurët me koronavirus respektojnë karantinën e vendosur dhjetë ditore. Për këtë qëllim i vizitojnë në adresën ku banojnë.
Policët e njohin vuajtjen dhe problemet e njerëzve të karantinuar, të cilët duhet të qëndrojnë të mbyllur me ditë në shtëpitë e tyre , prandaj mendojnë dhe e konsiderojnë si një veprim fare normal faktin të pyesin sesi ndihen dhe në qoftë se nevojitet - të ndihmojnë.
Buzëqeshja në fytyrën e inspektorit të ri të rrethit Milen Rajkov ka qenë në gjendje të ndryshojë frikën ndaj nëpunësve me uniformë tek një familje në qytetin Burgas. Të dy bashkëshortët kanë qenë prej një jave në shtëpi, për shkak të karantinës. Asnjë nuk ka pasur të drejtë të dalë nga shtëpia, kurse ka pasur nevojë të marrin një medikament nga farmacia. Pikërisht në këtë moment për një kontroll rutinëpërpara godinës së banimit të familjes mbërrin një nëpunës i policisë. Me buzëqeshje ai i ka pyetur nëse ndihen mirë dhe nëse kanë nevojë për ndihmë. Atëherë gruaja i ka thënë se mjeku i ka dhënë një ilaç të ri burrit të saj, por nuk ka se kush ta marrë nga farmacia. “Më jep!”-ka thënë polici dhe ka marrë një fletë me emërtimin e ilaçit.
“Njeriu hipi në makinën e tij personale dhe pas 10 minutave u kthye përsëri në derën tonë me buzëqeshje dhe me ilaçin në dorë. Ai gjatë gjithë kohës ne jepte kurajë dhe ndau përvojën e tij personale nga kalimi i sëmundjes me koronavirusin” - tregon historinë e vet në rrjetin social gruaja mirënjohëse. Ajo tregon që pas këtij rasti ajo e ka pyetur veten se cili është kuptimi nga të gjitha lajmet tronditëse dhe masat e rrepta për parandalimin e virusit, pasi është e nevojshme vetëm një fjalë e mirë dhe një gjest i mirë prej një njeriu, si ky polic, që të të imponojë shpresë për të ardhmen.
“Kohët e fundit ka mjaft njerëz të sëmurë, por duhet t’i kontrollojmë, kjo është detyra jonë” - thotë inspektori i ri i policisë Milen Rajkov në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare - Burgas dhe thotë: “Gjëja më normale qe të shkoj të blej këtë ilaç.”
“Unë e di shumë mirë sesi ndihen njerëzit, sepse dhe unë vetë e përjetova karantinën gjatë verës dhe përpara ca kohe e kalova për herë të dytë, në të cilën e vura veten përpara 20 ditëve, sepse përsëri kisha simptoma të virusit. Por për gëzimin tim kaloi shpejt dhe pa ndërlikime - sqaron burri, i cili tanimë 20 vjet punon në sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Prandaj e vura veten në vendin e këtyre njerëzve. Nuk kam bërë heroizëm duke vajtur deri në farmaci. Fat se qesh atëherë aty dhe se gruaja më tha se cili është problemi. Pjesa më e madhe e kolegëve të mi në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë njerëz të mirë, secili do ta bënte një gjë të tillë.Dhe herë tjetër më ka rastisur të blej diçka për njerëz të cilët janë të karantinuar. U kam shpënë ushqim, cigare dhe ajo e mira e cila më bën përshtypje është se njerëzit janë të vitëdijshëm dhe nuk dalin, kur janë të vënë nën karantinë.”
Jo për falënderim, por në bazë të një ndjenje të brendshme Milen Rajkov ka reaguar mbi situatën. Dhe është kategorikse në këto kohëra të rënda duhet të jemi njerëz, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit, që të mund më shpejt të kalohet epidemia dhe të mund të fillojmë të jetojmë një jetë normale.
Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të një interviste të BNR-Burgas/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..