Më 1 dhjetor shënojnë Ditën Botërore për Luftimin e SIDA-së. Sivjet ajo kalon nën moton “Solidaritet global, shërbim i zhdërvjellët”. Pavarësisht nga avancimi në luftimin e kësaj sëmundjeje tinëzare, HIV vazhdon të jetë një nga problemet kryesore në fushën e shëndetit shoqëror.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë afro 38 milion veta në botë jetojnë me HIV/SIDA madje numri i sapo të infektuarve në vitin 2019 ishte 1.9 milion, ndërsa rastet e vdekjes – 690 000. Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Zyrës Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i porsa të diagnostikuarve në vitin 2019 në mbarë regjionin evropian u rrit në 136 000 veta.
Nga të infektuarit në të gjithë botën, gati 68 për qind marrin terapi antiretrovirale. Në Bullgari, 98 për qind e njerëzve me HIV/SIDA janë të përfshirë në trajtim.
Që nga viti 1986 e deri më 25.11.2020 në vendin tonë u regjistruan 3 467 veta me infeksionin HIV derisa që nga fillimi i vitit 2020 u diagnostikuan 183 veta të reja HIV pozitiv. Ruhet tendenca e viteve të fundit që numri i burrave sapo të infektuar të jetë shumë herë më i lartë se sa ai i grave.
Edhe këtë vit afro 89 për qind nga rastet e reja janë rrjedhoje të kontaktit seksual ( 46 për qind janë midis burrave dhe afro 43 për qind janë te kontakte heteroseksuale). Nga të gjithë të regjistruarit rishtas, gati 9 për qind janë të infektuar përmes përdorimit të drogës me injeksion. Të dhënat tregojnë se 60 për qind nga rastet e reja janë ndër njerëzit në moshë 30 – 50 vjeç dhe grupi më i prekur është në moshë 30-39 vjeç (33 për qind). Pjesa më e madhe e sapo të infektuarit me HIV janë kryesisht në qytetet e mëdha dhe në Sofje janë më shumë – 40 për qind. Sipas të dhënave 5 për qind nga rastet e reja gjatë vitit 2020 ishin te shtetas të huaj nga regjione të ndryshme të botës.
Ministria e Shëndetësisë siguron terapi falas antiretrovirale për të gjithë ata që kanë nevojë në vendin tonë, pavarësisht nga statusi i tyre i sigurimit shëndetësor. Në parandalimin e HIV ndër grupet më të kërcënuara përfshihen edhe organizata joqeveritare me të cilat Ministria e Shëndetësisë ka arritur kontrata.
Denduria e rasteve sapo të regjistruara të infektimit me HIV për 100 000 veta në Bullgari është 3.7, ndërsa mesatarja për vendet e BE në vitin 2019 ishte 5.4. Nivelet më të larta të infeksionit HIV janë të regjistruara në Maltë (16.2), Letoni (15.4) dhe Estoni (13.4), ndërsa më të ulëtat - në Sllovaki (1.9) dhe Slloveni (1.6) .
Përpilues: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..