Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 293

Foto: BNT

Një ansambël i njohur folklorik befasoi mjekët në spitalin “Pirogov” në Krishtlindje

Ansambli i njohur folklorik “Filip Kutev” organizoi një befasim special me rastin e Krishtlindjeve në spitalin më të madh në Bullgari për ndihmë urgjente “Pirogov”, transmetoi Televizioni Kombëtar Bullgar. Me një koncert të improvizuar në oborrin e spitalit ai krijoi një atmosferë festive posaçërisht për punonjësit mjekësorë që luftojnë kundër Covid-19 në vijën e parë – heronjtë e këtij viti, të cilët janë në punë edhe në Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Ansambli planifikon dhe një koncert bamirës për mjekët në vijën e parë.

U lexua një lutje për përballimin e pandemisë së Covid-19

Në katedralen “Shën Aleksandër Nevski” Shenjtëria e tij Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Neofit kryesoi shërbimin festiv me rastin e Krishtlindjeve.

Ai i përshëndeti të krishterët me fjalët: “Në ditët dhe muajit e sprovave të reja dhe të rënda, të cilat ne i përjetojmë bashkë me tërë botën dhe tërë njerëzimin, përsëri ndiejmë sot gëzim dhe shpresë për Lindjen e Krishtit”.

Gjatë shërbimit u lexua gjithashtu lutje për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

772 janë rastet e reja të Covid-19

772 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është 21% e 3669 testeve të kryera. 2407 prej tyre janë PCR (627 pozitive), ndërsa ato të antigjenit janë 1262 (145 pozitive). 139 janë rastet e reja të regjistruara në Sofje, pas kryeqytetit renditet Varna – 72 raste, dhe Burgas – 57, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ rreth mesnatës.

Në spital ndodhen 5671 të infektuar me koronavirus, 521 prej tyre janë në repartet intensive. 1215 janë të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, të vdekurit janë 45.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD
Tomisllav Donçev

Bullgaria do të përpiqet të shpëtojë një pjesë të pagesës së dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes

Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..

botuar më 25-02-26 6.48.MD
Daniell Mitov

Kontroll i rreptë i policisë në zonën 30 kilometra përgjatë kufirit me Greqinë dhe Rumaninë

Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..

botuar më 25-02-26 5.23.MD