Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 294

Foto: BTA

Ministri i Shëndetësisë do të vaksinohet i pari në Bullgari

Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov ripohoi se do të jetë i pari që do të imunizohet kundër Covid-19. Ai theksoi se vaksinat Pfizer dhe Biontech shoqërohen nga të gjitha materialet e nevojshme informuese. Disa nga 9750 dozat e para që mbërritën në mëngjesin e 26 dhjetorit tashmë nisën në drejtim të qyteteve Plovdiv dhe Burgas.

Ministri Angelov shpjegoi se në varësi të banorëve, rreth 4 500 doza të vaksinave do të shpërndahen për gjashtë rajone të ndryshme. Më 27 dhjetor fillon imunizimi në Sofje, Plovdiv dhe Burgas.


Rritet numri i mjekëve që dëshirojnë të imunizohen kundër Covid-19

Ndër personelin mjekësor po rritet numri i atyre që dëshirojnë të vaksinohen kundër Covid-19 dhe tashmë arriti 45 000 veta. Këtë e njoftoi kryetari i Shtabit të Vaksinimit doktor Krasimir Gigov, i cili bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Kostadin Angellov pranoi dërgesën e parë të vaksinave të reja kundër virusit në Bullgari.

Së shpejti ka për t’u shpërndarë vaksina në qytetet rajonale. 1100 doza parashikohen në zonat kryesore - Varna, Sofje, Plovdiv, dhe për Burgas janë më pak se - 450. Përveç mjekëve, ka kërkesa nga struktura të tjera si industria ushqimore, Lidhja e Artistëve, avokatë dhe noterë.


Të infektuarit me Covid-19 në Bullgari janë 257

Rastet e reja të Covid-19 në Bullgari janë 257.

Nga 2072 testet e realizuara (1060  PCR  dhe 1012 - antigjeni)12,4 për qind janë pozitive.

Nëpërmjet PCR testeve u zbuluan 153 raste pozitive, ndërsa me testet e antigjenit – 104.

Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar Informativ për 24 orët e fundit.

5580 pacient me koronavirus trajtohen në spital, prej tyre 512 në reparte intensive.

1186 veta dolën nga spital, ndërsa 50 pacientë vdiqën.


Sistem elektronik do të lëshojë dokument për të vaksinuarit

BE mund të kërkojë një dokument vaksinimi në të ardhmen. Sipas Kryeministrit Bojko Borisov, i cili iu referua rregulloreve të BE, kjo mund të vendoset si një kërkesë brenda Bashkimit Evropian, si dhe teste të detyrueshme PCR. Gjatë një kontrollimi në Inspektoratin Shëndetësor të Plovdivit transmetuar në Facebook, Borisov gjithashtu tha se vaksinimi aktual do të jetë një provë e mënyrës se si do të kryhet vitin e ardhshëm. Nga ana e tij, Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov sqaroi se në rast nevoje, një sistem elektronik do të lëshojë një dokument për të vaksinuarit.


Shtëpitë e lindjes në Bullgari raportojnë rritje të natalitetit

Shtëpitë e lindjes në Bullgari raportojnë për bum të bebeve gjatë dhjetorit – pra 9 muaj pas shpalljes së epidemisë, njoftoi BNT. Për shumë familje pandemia kishte edhe anë pozitive duke bashkuar familjet. Sipas mjekëve mbyllja në mars ishte vetëm një provë dhe bumi i vërtetë i bebeve do të jetë në fillim të verës.


Për ata që punojnë në vijën e parë kundër pandemisë u jepen më se 40 mln euro në muaj

Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angellov informoi se qeveri alokon më se 41 mln euro në muaj në përkrahje të të punësuarve në vijën e parë në kohën e pandemisë. Ministri informoi gjithashtu se deri tashti qeveria lëshoi afro 90 mln euro për blerjen e vaksinave kundër Covid-19 dhe po përgatiten edhe 25 mln euro suplementarisht.


Turizmi do të përfshihet në Planin për Rimëkëmbjen e Bullgarisë

Në variantin përfundimtar të Planit Kombëtar për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë e Bullgarisë do të përfshihet edhe turizmi, tha në një intervistë për BTA Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Mraijana Nikollova. Shprehja financiare e masave do të formohet në bazë të propozimeve të një grupi pune me pjesëmarrjen e degës. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Bankës Popullore Bullgare, dëmtimet e turizmit deri në shtator të këtij viti arrijnë në rreth 2 miliard e 100 milion euro. Nuk përjashtohet që humbjet nga turizmi i brendshëm dhe i jashtëm të tejkalojnë 5 miliardë leva për të gjithë vitin, shtoi Ministri i Turizmit.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marshime për përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë

Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..

botuar më 25-02-24 10.36.PD
Rosen Zheljazkov, Friedrich Merz

Kryeministri Zheljazkov ka uruar Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani

Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..

botuar më 25-02-24 9.47.PD

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD