Filloi imunizimi kundër Covid-19 në Bullgari
Që nga 27 dhjetor në qytetet e mëdha bullgare filloi etapa e parë e vaksinimit në masë, njoftoi Ministria e shëndetësisë. Siç premtoi Ministri i Shëndetësisë ishte i pari që u vaksinua. “Jam i bindur, se kështu do ta mposhtim këtë pandemi dhe do të kthehemi te jeta jonë normale”, tha Ministri Angelov në Spitalin Universitar “Shën Anna” në Sofje.
Fushata e imunizimit filloi njëkohësish edhe në dy qytete të tjera – Plovdiv dhe Burgas. Vetëm ditën e parë të imunizimit, u vaksinuan 163 veta nga personeli mjekësor i 12 spitaleve. 440 mjekë të tjerë do të imunizohen në ditët në vijim.
Shumë nga të vaksinuarit sot thanë se imunizimi është mënyra për t'u marrë me pandeminë dhe për të rivendosur afërsinë me të dashurit.
Një përfaqësues i Kishës sonë Ortodokse mbështeti imunizimin
Në ditën e Shën Stefanit, Peshkopi Tihon Tiveriopollski ishte i vaksinuari i dytë pas Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angelov, informoi Ministria e Shëndetësisë. Para se t'i përkushtohej kishës, vetë peshkopi punonte si ndihmës mjek në një spital në Stuttgart.
"Në këto festa të ndritshme, me këtë gjest dua të ndez një dritë në tunel për të gjithë ata që kujdesen për të sëmurët, si dhe për të gjithë të krishterët në Bullgari. Më në fund ne do të jemi në gjendje të shohim të dashurit tanë, prej të cilëve për kaq shumë kohë ishim të ndarë ". Kështu, Peshkopi Tihon shpjegoi simbolikën e sotme, si dhe vendimin e tij për të qenë ndër të parët e vaksinuar në vendin tonë.
Të infektuarit me Covid-19 në Bulgari janë 469
Rastet e reja të Covid-19 në Bullgari janë 469, prej tyre 17 ndër personelin mjekësor. Nga 2973 testet e realizuara 16 për qind janë pozitive. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar Informativ për 24 orët e fundit.
Në spital ndodhen 5545 pacientë, prej tyre 523 në reparte intensive.
Nga pavijonet Covid dolën 876 veta, ndërsa 50 pacientë vdiqën.
Shëruan pacientin më të vogël me Covid-19 në Bullgari
Foshnja dy muajshe, e cila ishte 11 ditë me terapi oksigjeni në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin e Përgjithshëm në Pazardzhik, u pranua në gjendje të rëndë, me ethe të lartë, dështim të frymëmarrjes dhe shok septik. Për 20 ditë, fëmija ishte e izoluar nga prindërit, të cilët informoheshin për të vetëm përmes telefonit. Gjendja e tij e rëndë kërkonte infuzionin e plazmës dhe bioprodukteve të kombinuara me terapinë me antibiotikë. Fëmija tani është e shëruar plotësisht dhe është me prindërit e tij.
Që nga 28 dhjetori, Japonia po mbyll kufijtë e saj për 152 vende
Nga 28 dhjetor deri më 31 janar, Japonia nuk do të lejojë shtetas të huaj që banuan, 14 ditë para udhëtimit të tyre, në 152 vende, përfshirë Bullgarinë, njoftoi Ministria e Jashtme.
Përjashtim do të bëhet për banorët e përkohshëm ose të përhershëm të Japonisë, si dhe për mbajtësit e vizave të vlefshme. Ata që mbërrijnë nga vendet e prekura nga lloji i ri i SARS - nCOV 2 duhet të paraqesin rezultat negativ nga një PCR test i kryer 72 orë para hyrjes në vend.
Në mungesë të një testi negativ, ata i nënshtrohen një karantine 14-ditore në vendet e caktuara nga autoritetet dhe nuk mund të përdorin transportin publik.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..